Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i zëvendësministres së Brendshme

27 Maj 2025, 19:10Politika TEMA
Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i

Romina Kuko ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për lirimin e saj nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit 2025, ku ajo kandidoi për deputete.

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, për dijeni edhe kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Kuko shkruan se është kualifikuar në listën fituese dhe për këtë arsye kërkon lirimin nga detyra në përputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore.

“Në këtë kuadër, paraqes dorëheqjen time nga ky funksion, duke Ju falenderuar për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë detyrë të rëndësishme,” thuhet në fund të letrës së firmosur nga Kuko më 22 maj 2025.

2 Komente

  1. L
    Labeati

    Me sa dime dorheqja behet para se te merret mandati I deputetit

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shenon Soreca

      Pergezime Soreca!! Bravo meritokraci e klasit 1 P …. (qe ne fakt eshte pa lezet) e beri punen çau bllokaden

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje