Në reagimin zyrtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shprehu urimet për popullin shqiptar dhe theksoi vijimin e partneritetit me Shqipërinë. Por, ndryshe nga viti 2021, këtë herë nuk pati asnjë përmendje për opozitën.
Mesazhi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet 2025:
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.”
Ky qëndrim përfaqëson një dallim të qartë nga mesazhi i vitit 2021, kur Ambasada e SHBA jo vetëm që përgëzoi fituesin, Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por gjithashtu vlerësoi publikisht opozitën dhe kryetarin e atëhershëm të PD, Lulzim Basha, për një fushatë të fortë e frymëzuese.
Mesazhi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 25 prillit 2021:
“Përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, për udhëheqjen e një fushate të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.”
Përmes heshtjes së saj ndaj opozitës në vitin 2025, Uashingtoni ka dhënë një sinjal diplomatik domethënës. Pavarësisht lobimit të vazhdueshëm të Sali Berishës dhe përpjekjeve të tij për legjitimim ndërkombëtar, SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim.
Ish-kryeministri i shpallur “non grata” vazhdon të mos gëzojë asnjë mbështetje nga partneri më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë. Kjo mungesë përmendjeje nuk është rastësore, por një vijimësi e qartë e qëndrimit amerikan se Berisha është një pengesë për opozitën shqiptare dhe për rrugën euroatlantike të vendit.
Ai u kthye në krye të saj pas një beteje të gjatë të kamufluar si një luftë për demokratizimin e PD dhe sovranizmin e kësaj partie. Por të gjitha këto kauza ai i harroi duke mos maskuar më interesat e tij për ta përdorur partinë si mburojë për veten dhe për të lobuar për fatin e tij.
Demokracia e brendshme nuk ekziston në PD-në e tkurrur që drejton, primaret u u kthyen në një farsë, sovranizmi i la vendin lobimeve me shifra të frikshme për heqjen e non gratës. Tani, me një rezultat dëshpërues në krahasim me atë të Lulzim Bashës në 2021-shin, Berisha humbi dhe alibinë e fundit në raport me demokratët, atë të rivlersimit të figurës së tij nga SHBA.
Me përshëndetjen e zgjedhjeve nga SHBA, demokratëve u ka mbetur vetëm fatura e shtrenjtë e lobimeve që prodhuan vetëm propagandë.
Lufta personale e Berishës, që i dha atij karrigen më të lartë në PD, shkatërroi shpresën e demokratëve për të sfiduar Ramën, që ka te Berisha kundërshtarin më komod në spektrin opozitar.
Kjo situatë ngre pyetje serioze për të ardhmen e opozitës: a mund të rizgjohet si një alternativë serioze pa u çliruar nga hijet e së shkuarës? Në vitin 2021, SHBA shihte te opozita shpresë dhe potencial. Në vitin 2025, shpresa mungon. Dhe kjo nuk është thjesht çështje retorike, është reflektim i realitetit.
Jazek u qofte amerikaneve. Saliu u dergon miljona kurse ata shiten tek Rama. Harràm I pacin miljonat.
Urimi gjithe gjithe ishte 1 fjali ,drejtuar vetem shqiptareve. Pa permendur as rame as berishe. Nese kjo quhet aritje e qeverise , ashtu qofte.
Te qifte Urimi tan fisin o Kar me syze. Çfare rendesie ka uroj PS a uroj PD... rendesi ka qe ata ruajne standardet dhe nuk meren me Sorrat e S'hales apo Bufat e kenetes se PD. Priten deri sa institucioni pergjegjes (KQZ) zyrtarizoj rezultatin dhe pa tifozllik uruan fituesin (nuk gjykohet qe e boni golin me dire apo ja dha albitri penalltine ne minuten e fundit, por mbi 300 mije votaaaa aaa....). Praaaaa mbajeni mren o Ben pamvaresisht se ju dhemb
Shume shpejt do shprehet dhe bythderrja e vicidolit Edithththththhth harxhi me luge ne brez qe kaloi ne orgazem diten qe Trump hyri ne shtepine e bardhe.
Ore po Floriana me buzeqeshjen pa dogane ku eshte zhdukur, se pas fitores se uturakut madheshtor te Vampirit te vicidolit nuk eshte ma aktive, apo merret me hartimin e programit te fitores se vicidolit ne zgjedhjet e 2037.
Sala eshte ne karantine me zgjebe si ta urojne?
Ju tha dikur ambasadorja amerikane qe Keta e quanin Kimete,qe po shkuat pas nje non grate bar do hani.Shterngohuni tani e mbillni sa me shume bar ne oborr te PD se ka vend boll
Pavarësisht se si na pëlqen ta marrim mesazhin e Ambasadës Amerikane, mendoj se ndryshe nga mesazhi I vitit 2021, në mesazhin e sotëm, mungon jo vetëm opozita por edhe mazhoranca. Mesazhi I shkurtër, që I referohet vetëm popullit shqiptar, ka një fare ftohtësie që përmban brenda mesazh që duhet lexuar. Duke shtuar edhe vonesën prej 15 ditësh nga dita e përfundimit të zgjedhjeve, gjykoj që SHBA (më saktë Administrata e re Trump) është ftohur goxha me ne. Të mos harrojmë se Vjosa Osmani është pritur 3 herë tashmë në SHBA dhe ka një qasje më miqësore ndaj saj (ndoshta, në lidhje me Kosovën, edhe si kundërpeshë ndaj Albin Kurtit, të cilin, është e qartë që nuk e duan fare në Washington)
Amerika , nuk eshte ne rregull . Ajo Ben mire , per te miren e saj , ne rradhe te pare , te degjoj dhe te mbaj shenim me mend ne koke ldete reformatore dhe Vizio are te udheheqesve tane mitike , te lindur , te rritur dhe te kalitur si spartane ne shokollen e madhe te luftes per liri-demokraci . Ata Jane race unikale , sepse nuk e njohin prehjen , largimin nga fushebeteja per liri -dempkraci . Ata vetem vdekjes s'kane c't'i bejne . Shembulli dhe modeli verbues eshte , Sali Berisha , shpresa e vetmen dhe me madhja per kete vend te zhuritur per liri . E pastaj me rradhe edhe dishepujt e tij . Dhe Amerika nuk I uron per zgjedhjet dhe per keto perpjekje titanike , ketu ne goje te ujkut ... E ka gabim .
Kaqol gazetkare bej durim se te toninin do naresh
Ama poezi e kishin bere me falenderimet dhe vleresimet per EDramen...historike krahasuar me vleresimin e vakët te Rames ne kohen e Kimetes dhe Blinkenit..Ymer mori Jar Jari ?? Jahtit I kemi vene ABS te ri 5D, dhe djeges hidrogjeni, nga ai I Bulqizes...
Trapi eshte e takuar me Osmanin e KOSOVES por jo me Kurtin pse DUHET TE takohet me Ramen KUR DUHET TE takohet me pare me Begen President.