Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në Kryeministri.
Kjo vizitë vjen një ditë para mbajtjes së seancës plenare të Kuvendit, e para pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Para seancës që nis në orën 12:00, do të mbahet Konferenca e Kryetarëve e thirrur nga Spiropali.
Në Konferencë pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
Në shtator, ligjvënësit aktualë do të duhet të ‘lirojnë’ vendin për deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Disa prej tyre janë rikonfirmuar për një mandat tjetër, por shumë emra s’do të jenë më në Kuvend.
Shkoi tek krye hajni, kjo kriminelja elektorale e zgjedhjeve vendore ne Shkoder.