“Berisha mban peng PD për interesat e tij”, Yzeiri: Si mund ta votojnë shqiptarët njeriun që bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin?

28 Maj 2025, 13:43Politika TEMA
“Berisha mban peng PD për interesat e tij”, Yzeiri: Si mund ta

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kurse Sali Berisha jo vetëm nuk ngjall më shpresë, por po mban peng partinë për interesat e tij personale. Shkaku kryesor që shqiptarët nuk votojnë këtë opozitë është pikërisht ai, pasi kujtojnë të gjitha “bëmat” në 30 vite dhe mënyrën se si sillet, sikurse ngjarjet me skemat piramidale, 1997, Gërdecin apo dhe 21 janarin.

Kështu u shpreh në studion e ‘Sot, Live në Shqipëri’ analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri.

“Si mund të vijnë shqiptarët pas teje, kur ti vetëm djeg karrige në Parlament dhe bën rrëmuja. Berishës nuk i beson më askush, ai nuk ngjall më shpresë dhe po e mban peng PD-në për interesat e tij personale”, tha Yzeiri mes të tjerash në analizën e tij për sjelljen e opozitës pas 11 majit.

Kurse në lidhje me pretendimet për manipulim të zgjedhjeve nga mazhoranca, ai shtoi:

“Përsa i përket zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimeve të Berishës për manipulimin e votave duket se ai dhe PD-ja nuk kanë asnjë provë për ato që thonë. Por u vunë re disa fenomene, ku votuan më pak se gjysma e shqiptarëve. Procesi zgjedhor duhet thënë se është më i kontrolluari, nuk pati problematika të theksuara. ndërsa u vu re se 60% e shqiptarëve e refuzuan klasën politike”, tha ai. 

Por cila është arsyeja që shqiptarët nuk votuan opozitën PD-ADSHM, e cila mori edhe rezultatin më të keq historik në zgjedhjet e 11 majit.

“Ti thua pse nuk votojnë opozitën? (i drejtohet moderatorit). Po si mund të votojnë një njeri që ka 30 vite flet e sillet në mënyrë të njëjtë. Me ato që ai ka bërë dhe ashtu si sillet. Si mund ta votosh një njeri që ka bërë Gërdecin, 1997, 21 janarin apo dhe Piramidat. A mund ta votojnë shqiptarët kur kujtojnë humbjen e parave?! Ia dhanë edhe njëherë shansin më 2005 duke e rikthyer dhe ai përsëri i vrau, bëri Gërdecin dhe 21 janarin. Më thuaj se si mund ta votojnë shqiptarët këtë opozitë..?”, mbylli analizën e tij Yzeiri.

4 Komente

  1. P
    Populli

    A keni mundesi mos me shkru per te se po na del edhe ne gjume besoj media po I ben reklame njeriut te padeshiruar

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erik

      I kujton shqiptaret ata naivet e fillimviteve '90 krimineli i PD-se.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        ZJARRI I 6

        po cpume ke ti more karabush

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          As nuk ka për ta lëshuar PD që e ka zënë për fyti e nuk e lëshon më. PD do të humbë edhe në zgjedhjet e afërta për 4 bashki e Berisha do thotë na i vodhën e do vazhdojë kryetar. Do të humbë thellë dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2027 e përsëri na i vodhën e do vazhdojë të jetë kryetar . Si tha - nuk largohem më si kryetar i PD vetëm kur të më marrë ai lart. Dhe konet që i rrinë rreth e qark do të vazhdojnë të brohorasin për “ lexhendën “ e tyre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje