Endrit Braimllari reagon pas akuzave të Metës: Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që ka me drejtësinë

28 Maj 2025, 15:41Politika TEMA
Endrit Braimllari reagon pas akuzave të Metës: Emri im s’mund

Pas deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me aferën e lobimit në SHBA, ku përmendi edhe emrin e Endrit Brahimllarit si një prej përgjegjësve për firmosjen dhe ndjekjen e kontratave të lobimit në emër të LSI, ka ardhur edhe reagimi i vetë Brahimllarit.

“Kjo është një çështje e ezauruar për mua që në vitin 2023. Nuk komentoj çështje që i takojnë drejtësisë. Emri im nuk mund të mbulojë hallet që kanë të tjerët me drejtësinë”, u shpreh Brahimllari për TCH.

Ilir Meta, nga qelia, akuzoi Brahimllarin për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në çështjen e lobimit dhe për “kalim të papritur në krahun e PS-së” pas përballjes me SPAK.

“Endrit Braimllari është marrë në pyetje nga SPAK-u, pasi ka firmosur për lobimet dhe ka pasur për detyrë të ndjekë zbatimin e tyre, pasi ai përgjigjej edhe për organizimin dhe për financat. Çuditërisht, Endriti, pasi hyri te SPAK-u si përfaqësues i PL (LSI), doli si “rilindas” i Edi Ramës dhe, siç dihet publikisht, u fut edhe në listën e PS për kandidat për deputet në Tiranë”, u shpreh Meta.

 

3 Komente

  1. r
    robi

    Po financieren e Nafije dybekut Elona gurin turikalin e leshelise, dranden e mirdites, dru me pre a e kane thirrur se ajo eshte nje mafioze e neveritur qe ta ben kopilin dhe ta le tek dera.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABC

      Lozhani Brahi - kari ruaj gruan o koke bole se do gjej tjeter Like ajo qe Like Skrapari eshte ne burg.... Gruaja e Brahim Karit e ngriti koke bolen ne karkarkariere. Bravo Endrite Lozhanin e Korces. Turp i zotit..!

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABC

        Lozhani Brahi - kari ruaj gruan o koke bole se do gjej tjeter Like ajo qe Like Skrapari eshte ne burg.... Gruaja e Brahim Karit e ngriti koke bolen ne karkarkariere. Bravo Endrite Lozhanin e Korces. Turp i zotit..!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje