Nga Esiona Konomi
8 kandidatë burra të 11 majit, të 8-të të Partisë Socialiste, nuk mundën të fitonin një biletë për të hyrë në Kuvend në shtator, edhe pse kishin vota më shumë se rivalët e tyre në listën e hapur. Të gjithë u mundën nga kandidate gra, por jo me votë, por me kuotë gjinore.
Kodi zgjedhor parashikon se në çdo tre emra fitues, një duhet të jetë grua, edhe nëse ajo ka më pak vota se sa burrat në garë.
Po të mos ishte ky korrigjim i kuotës gjinore, Xhemal Qefalia me 9950 vota, do të ishte në parlament. Ai ka vota më shumë se sa Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë fituar mandate.
Edhe Pandeli Majko me 6736 vota e Toni Gogu me 6680 janë viktima të kuotës gjinore, e ata nuk do të jenë në parlamentin e ri.
Olta Xhaçka me 6288 vota, më pak se sa Qefalia, Majko e Gogu, do të hyjë në Kuvend për shkak të gjinisë.
Ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm në qarkun Tiranë.
Në Berat, Julian Zyla dhe Erdis Hyka kanë marrë qindra vota më shumë se sa Hatixhe Konomi, por mundësia e tyre për të fituar një mandat, është djegur.
Edhe në qarkun Durrës, dy burra janë penalizuar prej gjinisë. Ilir Ndraxhi ka dyfishin e votave të Etleva Budinit, por zonja rezulton fituese. Bashkë me Ndraxhin janë djegur dhe afro 6000 votat e Gentian Hillës.
Po të mos ishte kuota gjinore, deputeti i 6-të i Korçës do të ishte Arian Jaupllari dhe jo Besa Spaho.
Avantazhi i grave për shkak të gjinisë, është ndjerë mes zonjave socialiste, pasi demokratët fituan pak mandate dhe në asnjë qark nuk morën 3 mandate përtej listës së mbyllur që të aktivizohej mekanizmi i kuotës gjinore.
TIRANË
Xhemal Qefalia 9950 (Humbës)
Anila Denaj 9257 (Fituese)
Pandeli Majko 46736 (Humbës)
Toni Gogu 6680 (Humbës)
Olta Xhaçka 6288 (Fituese)
BERAT
Julian Zyla 6002 (Humbës)
Erdis Hyka 5058 (Humbës)
Hatixhe Konomi 4467 (Fituese)
DURRËS
Ilir Ndraxhi 8244 (Humbës)
Gentian Hilla 5881 (Humbës)
Etleva Budini 4910 (Fituese)
KORÇË
Arian Jaupllari 8461 (Humbës)
Besa Spaho 7957 (Fituese)
Besoj se ligji është interpretuar gabim. Po ta kërkoj Xhemal Qefalia në gjykatë, e mer mandatin. Pse? Sepse ligji thotë që 1 në 3 duhet të jetë i gjinisë tjetër. Por nëse janë 19 deputetë, mjafton që të jenë 7 gra dhe 12 të jenë burra. Në fakt janë 9 gra dhe dhjetë burra. Kështu që Xhemali po ta kërkojë e fiton mandatin...... . Pasi në këtë rast meret raporti, burra gra më shumatoren e mandateve.
Ne qoftese LIGJI per zgjedhjet do te interpretohet drejt ,te gjithe keta kandidate do te ishin ne Kuvend.Nga lista e mbyllur duhet te shkojne aq % sa vota morri partia.(Ne tirane ku PS-ja morri 50% ,gjysma e listes te mbyllur duhet te ishin jashte parlamentit.)Ashtu sic u veprua ushtaret e kryetareve nuk jane 1/3 e deputeteve por me shume se 2/3 e tyre.Zbatoni sic duhet ligjin.
Kjo është … Ah sikur të kisha lindur hallë (jo dajo!!)!! Lamtumirë meritocraci??