Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

29 Maj 2025, 17:09Politika TEMA
Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike po përdor kontratën e shtrenjtë të lobimit për të sfiduar legjitimitetin e zgjedhjeve në Uashington, por suksesi i kësaj përpjekjeje mbetet i paqartë për analistët e politikës.

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për herë të parë të martën, më 27 maj, plot 16 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që i dhanë kryeministrit Edi Rama një supermazhorancë, ndërkohë që opozita e konteston procesin. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, reagimi këtë herë ishte lakonik.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” thuhet në mesazh.

Kjo deklaratë, e cila nuk reflektonte as entuziazmin e liderëve evropianë që uruan Ramën, por as kritikat që priste opozita, u pasua si zakonisht nga diskutime të shumta në media, të cilat i dhanë asaj interpretime të ndryshme, sipas linjave politike.

Në prapaskenë, palët politike në Shqipëri gjithmonë përpiqen të marrin një mesazh të favorshëm nga Uashingtoni. Partia Demokratike, që i konsideron zgjedhjet të manipuluara dhe rezultatin të deformuar, ka kontraktuar kompaninë lobuese “Continental Strategy” në Uashington me një marrëveshje prej 6 milionë dollarësh për dy vitet e ardhshme dhe përmes saj, po synon që rezultati i zgjedhjeve të mos njihet.

Në “raportin paraprak” të dorëzuar nga kompania lobuese në Departamentin e Drejtësisë më 16 maj, PD kërkon mes të tjerash një “hetim ndërkombëtar” për zgjedhjet dhe krijimin e një “qeverie teknike” për të organizuar zgjedhje të lira.

Për analistët dhe njohësit e jetës politike, shanset për sukses të kësaj përpjekjeje mbeten të paqarta. Megjithatë, ata e konsiderojnë lobimin e PD-së si një përpjekje të vlefshme për të qëndruar përballë narrativës që promovon qeveria.

“Nuk dua të gjykoj kush ka të drejtë apo jo, por secila palë duhet të jetë në gjendje të japë narrativën e vet për ndërkombëtarët. Këtu kemi dy narrativa: ajo e Ramës që Shqipëria është një demokraci dhe ajo e opozitës që vendi është një autokraci me korrupsion, krim të organizuar e të tjera,” thotë analisti politik, Neritan Sejamini.

Për Adri Nurellarin, drejtor i Institutit Liberal Shqiptar, lobimi duhet të jetë transparent dhe nuk duhet parë si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës.

“Kjo nuk është një zgjidhje mes dy rrugëve. Lobimi nuk mund të zëvendësojë reformimin e brendshëm të opozitës, rikthimin e besimit të publikut pas konflikteve të brendshme dhe mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme,” tha ai.

Lobimi në Uashington

Partia Demokratike në opozitë është ndjerë prej kohësh e izoluar ndërkombëtarisht, sidomos pas shpalljes “non grata” të liderit Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe në vitin 2021. Në përpjekje për të thyer këtë izolim, PD angazhoi në mars 2025 kompaninë lobuese “Continental Strategy”, e cila sipas marrëveshjes do të ndihmojë PD-në në ndërtimin e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në administratën amerikane, promovimin e reformave për demokraci dhe luftën kundër korrupsionit.

PD pretendon se financimi i lobimit është bërë nga një grup mbështetësish shqiptaro-amerikanë që identifikohen si pjesë e “Make Albania Great Again” – një moto e ngjashme me atë të përdorur nga Donald Trump. Pas akuzave në media, kjo çështje është aktualisht objekt i një hetimi nga SPAK.

Lobimi i PD-së ka për qëllim të vërë në pah problemet që kjo parti i konsideron si thelbësore për demokracinë dhe zgjedhjet në vend. Drejtori i Komunikimit të PD-së, Alfred Lela, i tha BIRN se lobimi ka sjellë tashmë katër rezoluta në mbështetje të opozitës.

“PD ka marrë ndërkohë katër ‘përgjigje’, e fundit vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, që do të thotë se janë miratuar katër rezoluta përgjatë muajve të fundit, të cilat kanë paralajmëruar farsën e 11 majit në Shqipëri dhe i kanë dënuar paraprakisht ato,” pretendoi Lela, duke shtuar se PD po përgatit një raport përfundimtar për zgjedhjet për t’ia dorëzuar Uashingtonit.

Megjithatë, gazetari Agim Baçi është skeptik për efektivitetin e kësaj strategjie.

“Gjithsesi në këto 35 vite, raportet për fat të keq kanë përfunduar thjesht në statistika,” tha ai për BIRN.

Baçi shprehet se raporti i lobuar nga PD duhet të shërbejë për të kufizuar mbështetjen ndërkombëtare për qeveritë që ngushtojnë hapësirat demokratike. “Besoj se është një punë e mirë për të ftuar kancelaritë ndërkombëtare që të mos mbështesin qeveritë që devijojnë vullnetin e zgjedhësve,” thotë ai.

Edhe Sejamini e shikon përpjekjen si një hap të nevojshëm për demokracinë. “A duhet që narrativa e opozitës të dëgjohet? Jo për të ndëshkuar Shqipërinë, por për të përmirësuar demokracinë dhe për të rritur transparencën. Patjetër,” thotë ai.

Nurellari nënvizon se PD-ja duhet të synojë rritjen e ndërgjegjësimit në SHBA për problemet sistemike që prekin demokracinë shqiptare, duke përfshirë “kapjen institucionale, kriminalizimin e politikës, kontrollin e mediave, mungesën e garës reale”. Ai thotë se, nëse kjo bëhet në mënyrë profesionale, mund të ndikojë në Departamentin e Shtetit, Kongresin Amerikan dhe institucionet kryesore të politikës së jashtme.

Por sipas Nurellarit, është thelbësore që PD të paraqitet si një forcë legjitime, demokratike dhe perëndimore, e cila kërkon jo vetëm të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve, por edhe të kërkojë rregullim të thellë të sistemit politik.

Përballja e pabarabartë

Përpjekjet e Partisë Demokratike për një sukses në Uashington shihen me skepticizëm, duke pasur parasysh burimet e mëdha që qeveria përdor për të ndërtuar imazhin e saj jashtë vendit. Sejamini vëren se qeveria ka nënshkruar kontrata të shumta që i ngjajnë lobimit edhe pse nuk përshkruhen si të tilla. Sipas tij, kjo bëhet me fonde publike dhe pa transparencë.

Ai përmend rastin e fondit për kompaninë e Mira Muratit dhe sponsorizimin e Giro d’Italia, të cilat, sipas tij, synojnë të projektojnë një imazh pozitiv të qeverisë, por janë realizuar pa garanci dhe pa procedura të qarta.

“E gjithë kjo është bërë në mungesë transparence askush nuk mund të thotë se çfarë ka blerë, me çfarë procedurash prokurorimi, për më shumë është një start-up dhe mund të dështojë. E njëjta gjë u bë me Giro d’i Italia, si u bë prokurimi?”, pyet Sejamini. I cili në këtë kontekst i sheh përpjekjet e PD-së të drejta për të pasur në kancelaritë perëndimore zërin e saj.

“Lobimi në SHBA është një industri e fuqishme dhe është një aktivitet i ligjshëm politik dhe PD ka të gjithë të drejtën ta përdorë”, thotë ai.

Nga ana e tij, gazetari Baçi thekson se lobimi duhet të jetë transparent dhe t’i shërbejë interesit publik, jo thjesht individëve. “Një lobim që do të bënte të mundur kthimin e vëmendjes së autoriteteve amerikane mbi nivelin e të drejtës, shtetit ligjor dhe inkurajimin e SPAK për të hetuar çdo lidhje të shtetit me krimin, do të kishte më shumë vlerë,” sugjeron ai.

Ndërkohë, Nurellari e konsideron lobimin si një pjesë të vogël të punës që duhet të bëjë PD-ja në opozitë.

“Mund të shërbejë si shtesë strategjike për të rritur presionin ndërkombëtar për standarde më të ndershme, si dhe për t’i dhënë zë shqetësimeve që shpesh mbulohen brenda vendit,” thotë ai. Por ai nënvizon se kjo është vetëm një masë afatshkurtër sinjalizimi, e cila “nuk mund të zëvendësojë nevojën për një rifillim thelbësor të politikës së brendshme”.

Duke iu referuar rasteve të dështuara të lobimit në të shkuarën, Nurellari thekson rëndësinë e transparencës dhe ndershmërisë.

“Nëse PD dëshiron të shmangë fatin e VMRO-së apo të mos përsërisë gabimet e vitit 2017 me Muzin, [lobisti Nick Muzin] ajo duhet të tregojë qartësi, ndershmëri dhe koherencë,” përfundon ai. (BIRN)

7 Komente

  1. A
    Amerika ska demokraci per vete

    Amerika do te fute ne valle ca te tjere te rinj si vasal te saj,nuk i duhet berisha,por as Rama me pavaresine e tij

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpenka

      Dava gjithollogesh , Sejamine e Nuellare , te politizuar deri ne palce , nuk mund te gjykojne si te pa anshem zhvillimin e zgjedhjeve ne Shqiperi . Si ushtare te bindur te non grates Sali , ata jane te lire ta mbrojne si te duan , po zgjedhjet nuk mund ti bejne pis . Opinioni shqiptar eshte i qarte se çperfaqsojne keta njerez te bezdisur te ekranit .

      Përgjigjjuni
      1. Çami

        AMERIKA NUK KA PËR VETE DEMOKRACI. BAJDI NXJERRË NGA BURGU DJALIN E TIJ TË DËNUAR ME 25 VITE BURG, KURSE TRAMPI SHPALLI TË PAJSHMËN DHE NXORRI NGA BURGU DIREKT VETË ATO NJETZË QË SHLMUAN SHTËPINË E BARDHË,QË ËSHTË SHTETËRORE, KU U VRANË EDHE POLIC QË KËRKONIN TË MBRONIN PASURINË E SHTETIT AMERIKAN DHE POPULLIT AMERIKAN. DEMOKRACI TË OASTËR KAMË GJERMANIA, BRITANIA E MADHE, FRANCA, ITALIA, DANIMARKA, DUEDIA,HOLLANDA,ZVICRRA,GREQIA, TURQIA, PIRTUGALIA, E NDONJË TJETËR QË MUK PO MË KUJTOHEN PËR MOMENTIN. KËTO TË PD SHWIPTARE QË PO PULLASIN NJË MIR TË MADH DO TË HANË. AMERIKA URON PËR ZGJEDHJET SHQIPËRINË DHE PRET KE PADURIM QË TË PUOJË ME NE. KËSHTU QË AKETIKA ME EFI RAMËB DO TË PUOJË SE KY PI E DREJTON SHQIPRINË DHE JO SALI CJAPI PLAK MATUF I VJETËR SERBO RUS SALI VIÇIDOLI ME ORIGJINË NGA SERBIA. AMERUKA NUK E PËRMENDU DMRIN E EDI RAMËS SE KA KULTUR KONTINENTALE SE DUHEJ TI KISHTE PËRMENDUR EFHE EMRIN E HUMBSIT SALI BERISHËS. PO TI PËRMENDTE EMRIN SALIUT ATËHERË AMERIKA DO TI KISHTE HEQUR NJOLLËN E ZEZË NON GRATA TË KËTIJ QENI . ËSHTË E ZGJUAR AMETIKA DHE NUK E HANTE NJË KAREM TË TILLË. KËSHTU QË SALIU DO TË KALBET MËPËR DYERLT E SPAK DHE TË BURGJEVE DERI SA TË SHKOJL NË BOTËN E FERRIT DHE AMERIKA BABLOKE DO TË VAZHDOJË TA NDIHMOJË SHQIPËRINË.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Ajo qe te bej përshtypje tek keto te mençur por qe jane hunj gardhi,asnjeri nuk godet ne qendër,se e gjithe kjo lojë me lobime ,me nderhyrje andej këndej behet vetem per nje njeri,per nje familje,Berishejt,qe jane denuar shume rende,nga DASH,sa ka mundesi te mos merren fare me te,bashke me anglezët,por edhe shumica europjane.Keto njerez bejne lloqe,per nje opozitë te shpartalluar qe nuk ka nevojë kush t'ia vjedhe zgjedhjet,se i ka te humbura dhe te gjithe keta gjitholloget e kane ditur me kohe humbjen.Po nuk ndryshoi krejt lidershipi i PD askush nuk do te merret me t'a se ështe besimi nderkombetar zero me antiamerikanizmat dhe antieuropianizmat e partive PD dhe PL.Mjafton te shohim sjelljen e nderkombetaret me Kosovën qe ështe shtet e jo nje opozitë shqiptare qe per t'a nuk ka vlere

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tersi

            Pyetja është çfarë do të ndodhi nëse shba nuk i njeh zgjedhjet edhe pse be-ja i ka pranuar?!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Sali kerma te haje nje mut madheshtor.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tatimori

                Po kë lexoni ju paçavuret si Sejamimi që nuk la parti dhe televizion e gazete pa provuar? Apo Andri Nurellarin? Këta janë të dy ushtarë të bindur të PD këta frikacak dhjesin gjak nga S. Berisha. Këta nuk e kanë për gje ta transformojnë te vertetën ashtu siç ju vjen për shtat, sipas interesit. Pyetini me çfare parash jetojne dhe si jane ber pasanik, sigurisht duke e lëvizur ate që vihet ne karrige ne çdo karrige që ju pjedh para. Këta jo nuk duhen dëgjuar por këta jane gënjeshtar patologjik. Cili është burimi i të ardhurave të institutit te Andri Nurellarit? Këto duhet të shikoj Qeveria me institicionet e saj si zatimet wtj etj, boll birbilosin këta hajdut. Më mirë besoj S. Berishën se Sejaminin e Nurellarin.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje