Meta ‘divorcohet’ nga Berisha: Në zgjedhjet lokale garojmë me siglën e Partisë së Lirisë!

29 Maj 2025, 20:36Politika TEMA
Meta ‘divorcohet’ nga Berisha: Në zgjedhjet lokale garojmë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale.

“Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta.

“Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, shtoi Ilir Meta.

Kjo është deklarata e parë e Metës që tregon pozicionimin e forcës së tij politike në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në 5 bashki këtë vit, apo në 2027.

Kujtojmë se Sali Berisha nuk arriti ta bëjë deputet Metën në 11 Maj, teksa e përfshiu në listën e hapur të PD në Tiranë.

4 Komente

  1. k
    kxp

    Ore ky eshte ne burg apo ne hotel? Ky jep intervista kur i do qejfi,ai bashke rrugaçi i Grida Sumes shkon e mbjell floket nderkohe qe duhet te jete pas hekurave. Ç'fare mut shteti eshte ky?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fajtori.com

      Tedi Bibilushi, Hani m.u.t hani është falas. Qeras qeveria!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liqeni

        Ik ore me gjithe parti lirie! Hap ndonje biznes te ri. Mjaft me me lopen-parti, se ajo eshte gerdalle e nuk te pjell me vica!!! Paske qene i pamarre-vesh! Kaloje me durim, me vetemohim e koken lart, se eshte heroizem i rralle qenia ne burgun e vjedhes-hajdut-hajnit! Ideali jot gjalle! Vjedhja!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatimeja

          Akoma shpreson koke lopa e Çepanit se ka parti ? Nuk ja mbushen mendjen zgjedhjet e 11 majit , ku per vete ne qarkun e Tiranes mori 7000 vota ? Ndoshta akoma beson se drejtimi i partise nga burgu do ti shtoje votat . Ngeli gjithe jeten budalla , Likja i shkrete .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje