Kodet e kapsollave te shkallët e Kryeministrisë

8 Shkurt 2025, 19:30Politika TEMA
Kodet e kapsollave te shkallët e Kryeministrisë

Nga Ylli Pata

Askush nuk e kupton pse PD i ka thënë protestë një shfaqe ku flasim ca vetë, para një paneli të instaluar që kushton një djall me para.

Protesta, për vetë termin që tregon, është një demonstrim njerëzor dhe komunikativ për një çështje apo një kauzë të caktuar, kur edhe nëse ka pak njerëz, ajo bën lajm me reagimin njerëzor.

Reagim, që me anë edhe komunikimit mediatik, krijon një sensibilitet të caktuar për çështjen që ngrohet, por edhe grupin që e merr përsipër.

Ndërkaq, protesta bëjnë edhe opozitat në mbarë botën, për një kauzë që bgrenë në Parlament apo media, për të krijuar një demonstrim të mbështetjes popullore që përfaqësojnë.

Para disa ditësh në qytetet e Gjermanisë, u zhvilluan protesta massive, për të treguar protestën ndaj një partie institucionale siç është CDU-ja e Konrad Adenauerit, Helmut Kohl-it dhe Angela Merkelit, që është afruar me të djathtën ekstrete të AFD-së.

Por, edhe pse protestat ishin të forta e massive, siç tegojn mediat gjermane, CDU nuk pësoi asnjë ulje në sondazhe, pak javë para zgjedhjeve.

Mgjithatë, edhe pse nuk arriti objektivin e goditjes në shenjë të kundërshtarit, protestat arritën që të mobilizojnë popullin e së majtës, për të mos pësuar ortekun e fuqishëm të votës kundra që pritet të ndodhë. Ku abstenimi, pra mos dalja në zgjedhjet e votuesit tradicional është frika më e madhe.

Ndërkaq, nëse i kthehemi manifestimeve të PD-s përpara kryeministrisë në të shkuarën apo edhe sot, ata nuk kanë pasur asnjë pasojë politike të tyre.

Problematike në pjesmarrje, problematike në organizim, problematike në mesazhin e përcjellë pët publikun, ata kanë sjellë vetëm një retorikë tashmë të përsëritur, ku palët në panele zihen për numrat e pjesëmarrjes.

Ku më shumë se raportime apo analiza politike, ka raportime nga gazetarët e kronikës për ndalimet e mundshme apo  lëndimit prej mjeteve piroteknike.

Edhe sot, diskutimi që po ndodh me të mbaruar “protesta” është efekti prioteknik i saj. Pas hedhjes së kapsollave në shkallët e kryeministrisë.

Një efekt që i shtohet zhurmës së fortë të mjeteve piroteknike në transmetimin live në televizion.

E pikërisht zhurma është pasoja e ashtuquajtur politike, apo më mirë të thuhet kodi që transmeton në publik ajo.

Një kod që i drejtohet votuesve apo mbështetësve që po zvogëlohen çdo ditë të partisë së Berishës, për t’i bërë me dije se nuk ka alternativë tjetër për ta. Meqë me fjalë, si Berisha ashtu edhe të tjerët në udhheqje nuk guxojnë të komunikojnë t vërtetën, pasi e zbukurojnë atë duke folur ër fitore, heqje nn grata dhe mbylljen e SPAK, përdorin gjuhën e zhurmave të kapsollave.

E sipas gjasave, në matjen e radhës që pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji, shifrat ose mund të rriten me 1-2% të votuesve që i rikthehen Berishës, ose do të mbesin në vendnumëro. Një gjuhë e njohur e zgjedhjeve tashmë, ku me afrimin e zgjedhjeve, ka edhe një mobilizim të mbështetësve të mërzitur. Por që në realitet, i shërben vetëm Berishës që të qëndrojë në skenë, me një parodi të përsëritur të kapsollave.

5 Komente

  1. e
    e po...

    Fytyrat me te urryera gjate 35 vjeteve qe nuk u zhduken; si duket demokracia i stimulon keta barbare. So do bejme? Nuk do ti perfillim me gjithe levozhgat qe i mbeshtjellin e ata i quajne popull. Larg tyre , abandonim dhe perçmim me gjithe ata qe i rrethojne. E dime qe nuk binden: le te vazhdojne deri ne vdekje duke u zvarritur si krimba muti!

    Përgjigjjuni
    1. d
      dori

      Këta tre vrasës që mbajnë peng PD...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia duhet te verpoje !

        Per sa kohe keta kriminele akoma dalin ne Tribuna dhe mbajne fjalim ! Eshte e kote te mendoshe dhe te shpresohet qe shqiperia do behet ! 35 e pse vite ! dhe sa vite duhet te presi ai popull i shume vujatur ! akoma populli manipulohet per Interesat e ketyre pacavureve miliardere ! qe mendojne te permiresojne jeten e popullit ! Mbi 3000 te vrare ! nga 90 e deri me sote....ku akoma vriten cdo dite njerez me Armet e saliut spiun kriminel komunist ! dhe ky akoma i lire dhe shetit neper EU... Mos valle duhte nje Revolucion tjeter ! per te spatruar kriminelet politikane !

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia duhet te verpoje !

          Per sa kohe keta kriminele akoma dalin ne Tribuna dhe mbajne fjalim ! Eshte e kote te mendoshe dhe te shpresohet qe shqiperia do behet ! 35 e pse vite ! dhe sa vite duhet te presi ai popull i shume vujatur ! akoma populli manipulohet per Interesat e ketyre pacavureve miliardere ! qe mendojne te permiresojne jeten e popullit ! Mbi 3000 te vrare ! nga 90 e deri me sote....ku akoma vriten cdo dite njerez me Armet e saliut spiun kriminel komunist ! dhe ky akoma i lire dhe shetit neper EU... Mos valle duhte nje Revolucion tjeter ! per te spatruar kriminelet politikane !

          Përgjigjjuni
          1. s
            shif e shkruaj

            Ne nje ane Fate Gerdeci ne anen tjeter Al Mul Noka (inteligjenca aritficiale) dhe ne mes Sal 97 do te jene berthama e qeverise se re,

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje