Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me debatet e fundit mbi draftin e ri të Kodit Penal, i cili është bërë publik nga qeveria për konsultim. Ai ironizoi kritikat që kanë ardhur nga aktorë të ndryshëm politikë, mediatikë dhe juridikë, duke i quajtur “të alarmuar” dhe duke u sugjeruar që të mos ekspozohen shumë në diell.
“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell,” shkroi Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se drafti është hartuar nga ekspertë të fushës dhe është prezantuar publikisht me qëllimin për të mbledhur sa më shumë opinione, në mënyrë transparente dhe demokratike.
Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të…
— Edi Rama (@ediramaal) August 4, 2025
“Drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij,” shtoi Rama.
Në fund të reagimit të tij, kryeministri u ndal edhe te përdorimi i lirisë në Shqipëri, duke theksuar se problem më i madh, sipas tij, nuk është drafti i kodit apo ndonjë rrezik për lirinë, por mënyra sesi një pjesë e individëve e përdorin atë.
“Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj,” përfundoi Rama.
Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.
Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj
kodi penal eshte kopje e kodit penal turk. pra si vilajet turkosman vazhdon akoma pushtimi turk 600 vjet...
O Detar ore gomar nuk ka pasur asnjehere pushtim turk. Dy pushtime njeh Shqiperia .Ate fashist Italian dhe nazist gjerman. Koqe kandari.
Ti qënke i paparë! Mos do të thuash se e kemi pushtuar ne Turqinë?! Gomari duhet të jetë doktor shkencash krahasuar me ty!
Per skiptart ska pasur pushtim se jane vet turq. per Arberine pushtimi turk vazhdon me shekuj...
Nga disa vendime te fundit dhe nga disa postime si ky i sotmi, mua me duket se...dielli "ka zene" me shume z- Rama ?!!!
Projekti per Kodin Penal eshte ne shesh per ti bere vrejtje.Ne mendimin tim po them:Asnje ligj nuk mund te jete i persosur per te gjithe.Ne demokraci vendoset me shumice,ku gjykohet.Ky Ligj (kur te vothet) do te jete i mire po u zbatua.Deri tani,ne keto 35-vite ligji ka qene per ta pare Europa dhe jo per tu zbatuar.Le te shpresojme!
Problemi sa i vertete e po aq thelbesor qe ka Liria ne Shqiperi eshte qe Shtetasit e saj nuk kane te garantuara realisht te Drejtat e Njeriut, te Drejten e Jetes e te Shendetit, te Drejten e Prones e te Business-it, te Drejten e Punes. Ata nuk gjejne ne treg, vecanerisht e duke filluar nga ai ushqimor, asgje te garantuar, e tashme paguajne me shtrenjte se ne vendet fqinje, e se ne vendet e Bashkimit Europian. ------------ Ndersa Kryeministri i jep te drejten vehtes, e "merr mundimin" te behet prezent 'non stop', per cfaredo lloj diversioni politik e mediatik duke drejtuar gishtin kudo, por kurre vehtes e qeverive te tij, e nuk na sqaron se kush ia ve eshken dhe kush i hedh benzine "zjarreve" mediatike e/o "politike" populiste, qe keshtu si "rastesisht" po me populizem, rezulton se vetem ai i kapitalizon personalisht ne maksimum?!
Doli ky hipokrit dhe ben parimorin.
Ka vajtur me pushime por nuk i bie dielli ne koke.Ka vene breket mbi koken e madhe
Ç'janë këto idiotësira që flet ky gomari?!
Or BACA Ed Rama. Te ka dhene POPULLI Shqiptar 83 mandate or Burrë Shteti. Masat e rrepta Administrative me Kod Penal, sidomos ndeshkime respektive financiare, dhe Ligji per Pronen dhe Token, duhet te ishin te parat gjera qe duheshin bere qe ne 1992-shin, ose opozita e atehershme duhej te nxirrte 200 mije njerez ne shesh per Tradheti Kombetare. Nje mut u be qe atehere, dhe Shqiperia funksionon si shtet mesjetar e tribal, mu ne mes te Evropes dhe ne 2025-ën e shekullit te 21-të, me mentalitet shpellash, vjedhje te cdo gjeje, vetegjygjesi, dhe parimin Toke e Xanun. Kete gjeme i ka bere Vendit kerrma kuterbonjese primitive hajdute dhe vrasese, SALEHU, qe edhe i vdekur duhet nxjerre nga varri e te futet ne burg, pasi ti jete konfiskuar cdo qindarke e felliqur dhe e vjedhur. EC PERPARA O ES RAMA DHE MOS PIRDH PER HIJENA E PRINJA, SEPSE POPULLI TE KA DHENE FUQINE LIGJORE PER TE BERE NJE SHQIPERI TE CIVILIZUAR DHE EVROPIANE. Nuk eshte e rastit qe sa here qe Shqiperia tenton te beje dicka te mire per veten e saj, sherbetoret e UDB-se dhe Asfalise kercejne perpjete neper studio televizionesh sikur ju ka hyre ndonje kar ne bythë, sepse nuk mund te durojne nje Shqiperi te begate, te forte, e te perparuar keto barbaro evgjitet Sllavo-Helen. DISIPLINO MILETIN ME LIGJ O EDI. MOS PIRDH FARE DHE ZBATO FORCEN E KARTONIT NË KUVEND, QE TA KA DHENE POPULLI. Shqiperia ne BE, 2030 si qytetare te denje te Saj !!! Faleminderit Partia Socialiste dhe Kryeministrit Shqiptar !!!