Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re.
Sipas raportimeve, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.
“Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.
Por, kërkesa e Bardhit nuk u miratua, pasi në përfundim të mbledhjes, u vendos që koha e debatit do të jetë vetëm 10 minuta për secilin folës.
Gjithashtu u vendos se opozita do të ketë në dispozicion të njëjtin minutazh që do të përdorë Kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit analitik.
Òpozita kerkon gjithmon teka por nuk ka kohe qe gjith diten te degjojme pallavrat e opozites , kane te drejt me vote te konfirmojne dakortesin osé jo .Ketu mbyllet ,
Debati behet me vote , e do voto po nuk e do voto jo . Ketyre dmth shumices duhet tu thyesh koska e tu presish gjuhen se dijne e te bejne edhe ironikun e te zgjuarin sikur nuk i kemi pare keta qelbesira ne .