“Kontrata për bujqësinë, më e vështira”, Rama: Kjo sfidë ka anën e saj të errët dhe të ndritur

22 Dhjetor 2025, 11:22Politika TEMA
“Kontrata për bujqësinë, më e vështira”,

Kryeministri Edi Rama, teksa po merr pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” theksoi se kontrata me BE-në për bujqësinë është më e vështira, teksa shtoi se ka dy anë të medaljes, atë të errët dhe të ndritur.

“Një tjetër takim këtë herë për një takim pune organizuar nga Ministria e Bujqësisë për të folur për planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit që bujqësia shqiptare të përballojë sfidën e tregut europian në kontekstin e Shqipërisë, anëtare e BE. Kjo sfidë ka dy anë, ka anën e saj të errët dhe të ndritur. Ana e errët është ajo që pret cdo kënd që nuk është i përgatitur për atë ditë.

Negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese të lidhura me cfarë shkruajmë në letër, por janë kontratë shtetërore shumë komplekse. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, ashtu sic është edhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet e kontrollet.

Unë besoj shumë te ju dhe te ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë ishin te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë kam besim se do e kalojë edhe këtë. Ka të bëjë me vullnetin për të bërë sukses.

Asokohe bujqësia ishte një sektor i braktisur totalisht. Numri I fermerëve që merrnin mbështetje nga shteti ishte 5600 sot është 67 500, dhe është një mbështetje që peshon në portofolin e fermës.”- u shpreh Rama.

2 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    Takim i fundit i rames neser vjen plaku matuf ne pushtet dhe fo ham me lug floriri si iliri... Rama hidhe ne lane per te njqinten here nga shurraqi sali me shpuren e tij hajdute qe dolen pa lagur nga tik llalla e dum dumi dhe te shikojm brahon do behet zetor apo do ngeli dumdum ose ca i thone dengfeng

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bujku jo fermer

      Po pse kontrata për bujqësinë është më e vështira? ...... E kuptoni?......... Sepse të tjerat janë vetëm llafe dhe propogandë.... Gënje të gënjejmë. . ............. Ndërsa bujqësia do punë....... Ka prodhim, ka plane, ka rendiment............... Dhe këtu Rama ka rezultatin më negativ. Nga 800 mijë krerë lopë në 2013, sot numërohen më pak se 300 mijë...... Rezultat i punës pa bereqet dhe injorancës të Ramës.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje