Kreshnik Spahiu: Meta shpreson të trashëgojë PD, pasi të vdesë Berisha

17 Shkurt 2023, 20:20Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Meta shpreson të trashëgojë PD, pasi të

Kreshnik Spahiu thotë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shpreson të trashëgojë Partinë Demokratike, pasi të vdesë kryedemokrati, Sali Berisha, të cilin e konsideron në fund të moshës së tij biologjike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se nëse Berisha nuk do të marrë logon e PD-së, grupimi i tij dhe i Metës do të asimilohet.

“Nëse Berisha humbet logon, Partia Demokratike, me një grupim tjetër anti-Berishë do të 10-fishohet dhe do të forcohet dhe Berisha me grupin e Metës do të asimilohet.

Arsyeja tjetër se përse Ilir Meta e mbështet Sali Berishën, është sepse shpreson që një Berishë 80-vjeçar, në fundin e moshës së tij biologjike, ai mund të jetë Lulzimi i ri. Meta endërron që të jetë si Lulzim Basha, trashëgimtar i kësaj partie”, theksoi ai.

3 Komente

  1. E
    Evisa

    Ky konkluzion ka sens. Berisha qëllim konstant ka patur rënien e PS në dorë të Metës, i alternuar ky, (nëse në ndonjë situatë do t'a lypte nevoja) me Majkon. Është për këtë arsye që ai të dy i shpalli "Pishtar të Demokracisë". Por Rama jua dogji kartat. Tani as bëhet fjalë që si zëvëndës do të lërë Metën. Natyrisht, ai do të donte t'a linte PD në dorë të djalit, vajzës apo dhëndërit, por kjo do të dukej shumë e ekzagjeruar. Këtë nuk e bëri as Enveri, ndonse kishte një autoritet absolut që ja siguronte me asnjë kundërshtim dorëzimin e Partisë në dorë të fëmijëve. Por, nëse në 3 Mars gjykata do ja linte vulën PD zyrtare, Berisha dhe Meta dalin nga politika përgjithmonë. Mendoj se mitingu i tre Marsit ka për të qënë historik, pasi kish për të qënë i fundit, por njëkohësisht ky do të shënonte fundin e shkollës komuniste të të njërit politik në këtë vënd.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arber

      Miku im Ilir Meta se shpejti i mbushi 80 vjec nuk e di edhe sa kohë do të më lërë shëndeti të jem në këtë botë do të doja pas vdekjes sime do të merrni përsipër partinë që kam krijuar për të mbrojtur partinë me dinjitet ju duhet të mbroni edhe Shkelzenin dhe Argiten mikun Jamarber Malltezi edhe Bashkim Ulaj dhe bizneset e tij ju e dini se nëse dikush tjeter e merr Partinë Demokratike jo vetëm familja ime por edhe familja juaj do të jeni në rrezik miku im i vjetër S.B

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        O zot mos ja kujtoni se po na e helmon e mbesim pa genjeshtra fantastiko shkencore dhe pa protesta ku do dalin me dele

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje