Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një bipolaritet politik të theksuar në diskursin e saj dhe planet se çfarë do të bëjë me mandatet.
Kreshnik Spahiu, teksa analizonte për Report Tv sjelljen e PD-së tre muajt e fundit dhe pritshmëritë prej saj për Kuvendin dhe sezonin e vjeshtës, ironizoi se deputetët demokratë me Berishën në krye, do pranojnë të hyjnë në Parlament dhe të marrin rrogën 3300 euro nga Edi Rama. Për sjelljen politike të PD-së dhe dhënien ‘borxh’ të deputetëve te LSI për të bërë grup parlamentar, ai nënvizoi:
“E para nuk është ligjore, e dyta as morale dhe e treta as logjike. E katërta, është antagoniste me diskursin e PD-së aktualisht. Në një anë thotë s’i njohim zgjedhjet, në anën tjetër bën grupet parlamentare për të marrë lekët. Nga një anë thotë do bëjmë protesta popullore në rrugë jashtë Parlamentit, nga ana tjetër i jep borxh deputetë partive të tjera. Një grup parlamentar merr 100 mijë euro më shumë, 6 grupe marrin 600 mijë euro, duke përfshirë të gjitha strukturat”, tha ai.
Dhe pozitat parodike të opozitës kulmojnë nga pretendimet për farsë elektorale, tek moszhvillimi i asnjë proteste në rrugë për tre muajtë e verës, një antagonizëm që tani shoqërohet me deklaratat për protesta masive në vjeshtë, por edhe me hyrjen në Parlament, me qëllim për të marrë rrogën.
“Ka tre muaj nga zgjedhjet nuk ka bërë asnjë protestë, edhe pse flet për farsë elektorale. Kam një pyetje? A do shkojnë këta deputetë në Parlament të marrin rrogën 3,3 mln euro që u ka vendosur qeveria e Edi Ramës?! Këta deputetë duan që demokratët të rrinë rrugëve, të protestojnë te shtëpia e Berishës dhe të mos e humbasin rrogën e tyre. Morali i tyre duhet të ndahet nga këto interesa dhe të mbushin sheshet. Dy gjëra janë të sigurta në jetë, vdekja dhe xhaketat që deputetët e PD varin prej 35 vitesh te PD. Më aktiv ka qenë Pëllumb Pilinci, sesa PD-ja”, ironizoi Spahiu.
Dhe për t’i vënë ‘kapakun’, ai argumentoi se sipas gjasave, protestat e vjeshtës së PD-së do shtyheshin deri në Vitin e Ri, më pas për Bajram, e më pas do ketë përsëritje thirrjesh për qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme.
“Nëse ecim me këto kauza të PD-së, do kalojmë nga protestat e vjeshtës tek ato të Krishtlindjeve, tek të Bajramit dhe më tej asnjëherë, ku do dëgjojmë pretendime për qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme, pra do jetë një farsë”, përfundoi juristi analizën për situatën politike që po kalon opozita në Shqipëri.
Spahiu: Rama mund largojë të gjithë ministrat, me përjashtim të Ballukut, Gonxhes dhe Spiropalit!
Kreshnik Spahiu tha për Report TV se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm 2-3 ministra mund të shpëtojnë dhe të ruajnë portofolet e tyre, ndërsa do të zgjedhë ministra teknokratë, për të arritur synimin e integrimit në BE.
Ai shpjegoi se ndryshe nga PD-ja që është antagoniste, Partia Socialiste prodhon opozitë brenda vetes dhe çështje në situata krizash të ndryshme, e sidomos kur ka problematika me drejtësinë, duke mos kursyer as figura drejtuese.
Dhe kjo është strategji e kryeministrit Edi Rama, që tani ka vetëm dy halle kryesore politike, atë me ndërkombëtarët për integrimin dhe drejtësinë që i ka shenjëstruar kabinetin qeveritar.
“Ajo që ndodh me PS është problem më vete. Sa herë PS ka kriza, ka protesta nga opozita, ka fatkeqësi natyrore apo probleme me SPAK, ajo nuk rrudhet por forcohet. Krijon probleme brenda vetes, shemb lokale, hotele, restorante, ndryshon drejtues, pra krijon një opozitë brenda vetes sa herë ka kriza. Nëse Berisha ka një variant me protesta e protesta apo qeveri teknike e revolucion, Rama është më i lexueshëm. Ndryshe nga Berisha që nuk i ndryshon njerëzit, Rama s’e ka për gjë të marrë 16 njerëz anonimë në kaq ministri, që nuk kanë profil mediatik, sepse kjo i funksionon më së miri në një parti që ka pasur probleme me SPAK-un dhe drejtësinë”, tha ai.
Spahiu mendon se Rama në shtator do të ketë një qeveri me më shumë ministra teknokratë, për të mos thënë se do ndryshojë të gjithë kabinetin.
“Unë mendoj se do bëjë një qeveri teknokratësh, edhe në kuadër të integrimit në BE, të jenë njerëz të asociueshëm dhe ekselentë me kontaktin ndërkombëtar në BE, me qëllim integrimin. Ai nuk ka më problem votash. Ai ka vetëm dy probleme: Ndërkombëtarët dhe Drejtësinë. Ndaj mendoj se do synojë njerëz të shkolluar jashtë dhe që janë larg aferave dhe dosjeve që heton SPAK dhe drejtësia”, vijoi ai.
I pyetur se cilët do të ishin ministrat apo figurat e PS që do ruanin portofolët e tyre në qeverinë e ardhshme, ai tha se:
“Nuk mendoj se do ketë më shumë se 2 persona nga qeveria aktuale në kabinet, sepse i ka në Parlament. Ai ecën me parimin e ‘ndërrimit të kuajve’, rifreskim i kabinetit. Mendoj se Balluku dhe Gonxhe mund të vazhdojnë, si dhe Spiropali, ata besoj se janë më të sigurtit aty, për të tjerët mendoj se do lëvizin”.
Po pse çfare do thone se humbem haaaa futi nje genjeshter ose perserit rrefrenin u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi protest protest madheshtore nuk njohim zgjedhjet dhe e hane Vrenozet Qorrat e PD
Pse ka moral komunisti Sali non grata...
Ku do i gjejne ne vend tjeter gjithe keto euro pa punuar mutrat e kombit.... Nje dite pune 5 dite djegie karrikesh e gomash,nate per nate te qim peka e kapterr fania me pagesa te majme... Puna e ketyre mutrave te kombit eshte vetem td shajne e shpifin e te vjedhin per te shtuar vilat
Degjo këtu ti qibridhkë që bën favoritat me xhelë antibletë dhe livando kineze ! Kresh-n-ik ! Unë jam Niko Pe Leshi dhe po të them një gjë: ska bythkë Ramazanka të më heqë mua nga minister. Ika unë, I iku Korça. Dhe dëgjon o po I iku Korça, Ramazanka jot shet qepujka ne Surrelkë. Prandaj mbylle të thonë. Jam Duka I Prespës dhe Arqiduka I Radanecit, 5 Dyqankave, Mitropolisë dhe I Çobenëve. Zoteroj gjithë Korçën dhe pazarin perveç Shëntriadhës. Të shtyp me vapor dëgjon o! U bë bythka e Ramazankës të më heqë mua !Pika në tepelek të bythkës. Ce o kush jam unë Erjonka I ures Vajgurore. Mua më dërgon Trumpi pako me mastika cdo te marte ky thotë ... Kape bre Raqkë në Re Minor Tre orë pas gardhit, fshehuraçkazi, prifti I Ravonikut , bënte dashuri...t'ëmën e s'ëmës çfarë tenori që jam, vdiste Gaqo Çako për mua
Po ky çfarë paska pirë?! Paska shumë efekt. Ma trego edhe mua sekretin. Me hundë e thith?!
Gjekmuti je ti me kete humor berishian shpellari
Uauuu... ironi me dialekt jugor qe s'kam lexuar gjithe keto vite te gt.. je njish.. respekte per zgjuarsine qe tregon.
Kreshnik ku punon sot !? Apo me % interesi bankar !?
pse mer loqe, Rama leket e veta personale i paska qe thua ti, do i marrin nga Rama. i marrin nga shqiptaret o pleh. Ne fakt ske faj ti, se ti je mesu me i marre nga Rama leket dhe me lehe si qen o bir qeni,. se gjynah me ta ofendu babane, por ti je me me pleh se vete kryeplehu rama. o hajdut i korruptum
Ha mut ha ti i komentit më sipër .
Une e dija qe i merr nga taksat tona, por paguaka Rama nga xhepi vet. Gjynah sa harxhohet per Shqipërinë.
Kujdes qimet e kokes o nik trapi se mos te mbesin pa lyer me boje o katran!!!Kot nuk te pyeta a je mesuar te punosh apo akoma ha qyl, o qylaxhi!?
Ministresha e pare nga qeveria para ardhese ne qeverine e re do jete Ogerta, Ajo eshte dashi me kembore. E ka siguruar kete rol qysh se doli dhe mbrojti krye hajnin e ripjelljes ne aferen e sterilizimit kur nuk ishte ministreshe por drejtore e Qendres Spitalore dhe Ajo kishte mbajtur nje karespondence qe e fundosi ish ministrin e shendetsise Ilir Beqja. Kujtojme se per aferen e sterilizimit pallosha ishte komplet ne tave. Gonxhja edhe mund te qendroje, por Balluku do largohet patjeter sepse eshte shume e konsumuar ne afera vjedhjeje, dhe pallosha nuk don afer pesha qe mund ta fundosin. Kjo eshte praktika e krye hajnit qe i poshteron dhe ne fund i hedh.
O legen ne do i paguajmë te gjithë dhe ata qe vjedhin
O legen ne do i paguajmë te gjithë dhe ata qe vjedhin
O legen ne do i paguajmë te gjithë dhe ata qe vjedhin
Sistemi demokratik paska qene Armiku me i madh i pjeses se ndershme te popullit shqiptar dhe Bekim per keta Maskarenj qe drejtojne vendin prej 35 vitesh qofshin te majte dhe te djathte.
Shume e sakte Sapa , ju dalshin prej hundesh nje dite me ne krye kriminelin sali , i vjellshin gjak te gjithe pa perjashtim te djathte e te majte ??? Jane te gjithe per Burge ????
Kreshnik Kuislingu flet nga përvoja. Ai jeton nga leku i shqiptarëve dhe lehë nga oborri amerikan.
Këta të tre more Kreshnik e kanë provuar vehten që vjedhin me kamion, nuk e tregojnë shefin dhe nuk dënohen çuditërisht. Për E. Veliajnë Nesti Angoni kishte punuar me mend dhe SPAK u i erdhi pas fijes. Pse kot e mban shtrënguar Nestin shefi.
Mos i hengshin turp i madh cfare rrogash si te.mos shkojne e si te mos behen heronj.Vete e kemi fajin pensionistet e shkrete nuk jà u riti pensionin sic e premtoji sa turp.Harram.
Partia Demokratike ka vdekur! Asnjë njeri në bazë nuk pret asgjë prej saj,dhe votuesit budallenj ,fansa të doktor shtrigës, po e shohin sesi ai po zvarritet pas këpucëve të Ramës,për të shpëtuar ato dy copat e mutit që ka pjellë. Forca të reja politike nuk mund të dalin sepse nuk ka më frymë,siç nuk kishte as më 1990 por atëhere e stisi Ramiz Alia. Presim , derisa Ramës di mbetet huri në bythë, më tepër nga Mafia të cilën nuk po e kënaq dot më,sesa nga ndërkombëtarët që janë më të korruptuar sesa ministrat e Ramës dhe më budallenj sesa votuesit e Saliut! Atëhere ai,Rama, do përgatisë ca socialistë që të krijojnë gjasme një parti opozitare që të nisë loja nga e para.. Në këtë kuadër nuk sigurohet dot paprekshmëria e Ramës. Do t'a pësojë kam përshtypjen se njerëzit duan një fajtor për mjerimin e këtyre viteve....