Parlamenti i ri, si riktheu Berisha 9 të larguar: Nga Topalli te Strazimiri. Ja emrat!

22 Gusht 2025, 16:52Politika TEMA
Parlamenti i ri, si riktheu Berisha 9 të larguar: Nga Topalli te

Jozefina Topalli do të rikthehet në shtator në parlament, pas një shkëputjeje 8 vjeçare.  Pas një karriere të gjatë, përfshirë edhe postin e kryeparlamentares më jetëgjatë në 35 vite demokraci, Topallit iu ndërpre karriera parlamentare në vitin 2017 nga Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së. Me rikthimin e Berishës në krye të partisë, edhe ajo rikthehet si ligjvënëse.

Bashkë me të, lideri demokrat ka sjellë përsëri në Kuvend 8 figura, të mënjanuar gjatë epokës së Bashës, mes të cilëve Gent Strazimiri, Igli Cara, Klevis Balliu dhe Ledina Alolli.

Mes demokratëve që rikthehen në Parlament janë edhe 3 ish deputetë që i dorëzuan mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie: Luçiano Boçi dhe Belind Kellici që i humbën betejat e tyre, dhe Bardh Spahia, që fitoi një gjysmë mandati, por e humbi betejën e fundit me Benet Becin.

Një tjetër deputet që rikthehet në radhët e opozitës, është Edmond Haxhinasto. Si ministër e deputet i LSI-së, dikur në koalicion me Edi Ramën, sot ai vjen në Kuvend si deputet i Elbasanit, pjesë e marrëveshjes Meta-Berisha, që e kandidoi Haxhinaston në listën e mbyllur dhe të sigurt të këtij qarku.

Pas një shkëputjeje 4-vjeçare, deputet do të jetë përsëri, Tom Doshi, socialisti i dikurshëm që sot drejton PSD-në me 3 vende në Parlament.

Doshi fitoi mandat edhe në vitin 2021, por u dorëhoq pas një presioni të madh diplomatik, teksa SHBA sapo e kishte shpallur “non grata” për korrupsion. Rikthimi në politikë i Sali Berishës që mban të njëjtën barrë, ka relaksuar edhe rikthimin e Doshit.

5 Komente

  1. E
    Emigrant

    Kujt i plasi trapi per kete information??!!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gardisti i Salës presidentn

      Deputeti më i shëmtuar i parlamentit , jo vetëm në pamje por dhe në karakter , është ai i pagëzuari “deputeti me kobure “ që i është harruar dhe emëri . Pastaj vjen djali i Bari Falliut , alias spiuni Fari Balliu . Rikthehet gjithashtu Jozefina , tashmë e plakur dhe disa mostra të tjera të vjetra , gardianë që vdesin për Salën .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neri

        Strazimiri prap me kobure haha. Ky katunari vdiq duke lënë leshtë duke paguar tek berisha në kesh, vetëm të jetë depudet. Po a meret për depudet ky loqe, që si meret vesh nga oshtë bytha e nga osht koka.

        Përgjigjjuni
        1. K
          KROI MBRETIT

          Strazos kujtoj rripin e Nokes qe hengri ne parlament dhe rri rehat Srazua.

          Përgjigjjuni
          1. Analist

            Bobo Nuk mbarojne turpet ne kete vend .Strazimiri me kobure deputet ne parlament Xhozi Jozefinna prape.hajde degjoi .E Cuditeshme pare e madhe qarkullon .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje