Murrizi e Çollaku kundër Berishës: Mandatet për Metën, arsyeja pse PD rri 16 vite në opozitë

21 Gusht 2025, 21:01Politika TEMA
Murrizi e Çollaku kundër Berishës: Mandatet për

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës duke i dhënë 3 deputetë hua aleatit të tij, mirëpo kjo lëvizje, nuk është pritur mirë nga demokratët.

Dy ish-deputetët Myslym Murrizi dhe Kreshnik Çollaku, kanë reaguar ashpër në rrjetet e tyre sociale.

“Problemi i PD nuk është pse i dhuron 7 deputetë e një grup parlamentar ish-LSI (parti me ideologji e histori tjetër)…,por se nuk ndal dot hemoragjinë brenda llojit, nuk bashkon të djathtën dhe dëgjon pak ose aspak e pjesën gri të elektoratit antiRame!!!”-shprehet Kreshnik Çollaku.

Kjo “qerasja” me deputetë nga PD te partitë që nuk kanë vota as për një mandat, po më “pëlqen” shumë.
Opozita në zgjedhjet e 11 majit mori gjithsej 50 deputetë.
Nga këto, 4 ishin të LSI, 1 ishte i PR, 1 ishte i PDIU, 1 i PPDNJ, 1 i Partisë Agrare.
Vetë PD i ngelën 42 deputetë pa llogaritur ndonjë që ka ardhur si në transfertë, i huazuar nga LSI ose PS.
Nga 42 deputetë që i ngelën PD, dëgjova që 3 do t’i jepen për qerasje LSI që të krijojë grup parlamentar me 7 deputetë. 6 deputetë do t’i jepen Mediut për të krijuar grup tjetër parlamentar me 7 deputetë.
Dhe 6 të tjerë Partisë Agrare që edhe kjo të ketë grup parlamentar.

Kështu që grupit parlamentar të PD i ngelen vetëm 27 deputetë gjithsej.
Mirë do ishte që 6 deputetë të tjerë t’ia jepnin për kusur PDIU, që edhe kjo partiçkë që mori 1500 vota ta ketë një grup parlamentar. Dhe 6 deputetë të tjerë t’ia jepnin hua PPDNJ-së së Dules që nuk mori asnjë votë në 11 maj, që edhe Dulja ta ketë një grup parlamentar.

Dhe PD vetë të mbajë çfarë të ngelë pas “qerasjes”, që sipas llogarive ngelen 15 deputetë. Po edhe nga këto 15 “mirë” do bënit t’i jepnit 5 Agron Shehut, që edhe ai ta bëjë një grup parlamentar, se PD vetë “tamam” i ka 10 deputetë. Po kur shqiptarët shohin se si bëhet “qerasja” me deputetë, që këto parti parlamentare leshi të kenë grup parlamentar fiktiv vetëm për të marrë para nga taksat e shqiptarëve dhe për të punësuar 2-3 familjarë të tyre si këshilltarë apo sekretarë grupi si gjoja parti parlamentare, dhe që “kanë” grup parlamentar me deputetë të “shitur” në merkato, pse duhet të qëndrojnë stoikë si votues dhe nuk mund ta bëjnë këtë “pazar” vetë me votën e tyre ditën e zgjedhjeve????? Pse u dashka që votat e demokratëve t’i “dorovisni” ju ku të keni interes, në parti që kanë luftuar demokratët dhe demokratët vetë e paskan të ndaluar ta bëjnë një “dorovitje” me votë sa herë të ketë zgjedhje te çdo parti apo partiçkë që i ofrohet me pagesë???? Dhe pastaj themi pse kemi 16 vjet në opozitë.“-shkruan Maurrizi.,

 

14 Komente

  1. K
    Kavaja

    Aman kur del dhe ky Collaku qe vajti e lepiu mire e mire ate qe peshtyu tek Berisha. Njerez hipokrite e te palyre

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati i zhgenjyer

      Qe ty ju e keni radhen per te shkuar per gjah po me pare nga nje dru pas kurrizit nga Flamut Kaka . U bete ju ti jepni mend mender doktor mortjes , turp te keni .

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Ahahahahahahah

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cuku

        Me ne fund e kuptovi Murrizi qe do rrikan edhe 116 vjet duke priturne radhe per nje shishe qumesht

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          Ore budallenj. Akoma medoni se maloku do iki dhe do ju beje kryetare te bandes PeDes ? Maloku me mire varet ne litar vet se te dorzoje banden tek ju o trruleshe

          Përgjigjjuni
          1. l
            llazi usa

            Kush ju pjerdhe juve ooo koqe, su qi njeri ju

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Se mos guxo I te thoni se kete e ka bere Saliu me koke te vet, pa I pjerdhur fare forumet! Ju jeni bere te gjithe per t'ju varur kanacet nga pas.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me prokurë të posaçme

                Sipas rregullores së Kuvendit eshte deputeti që me vullnetin e tij zgjedh me shkrim grupin parlamentar ku fo të atashohet, që do te thotë se nuk mund të imponohet nga askush. Kjo teorikisht! Po meqë deputetët si gjithmonë janë të varur jo nga ata që i kanë zgjedhur, dmth populli, por nga kryetari i partise atehere kuptohet se janë kukulla në dorën e tij, dhe nëse këtu ka një farsë është pikërisht kjo dhe jo zgjedhjet e 11 majit, siç përditë po na shurdhon veshët gërdalla Saleh dhe megafonët bythlëpirsa të tij. Kësaj i thonë "varuni hejbet!".

                Përgjigjjuni
              2. 8
                80 dhjeputet do ishin shume per kete vend

                E pastaj thone qe ishte farse,jo u blene votat e jo u shiten,kur keta vete bejne pazare per te fituar ca para nga populli fukara... Mutrat e kombit kane vila ne te kater anet dhe qajne per popullin

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Demokrat i vjetër

                  O Murriz të lumtë goja , bjeri Sal plakut sa të ha dora . Gjithë jetën e tij në politikë , këto pislliqe ka bërë ky spiun dhe hajdut profesionist . Këto mësime i ka marrë nga udbashët serbë , për të ndenjur sa më gjatë në politikë dhe të dëmtojë sa të mundë politikën dhe prosperitetin e shtetit shqiptar . Këto veprime mafioze të non gratës , ose kriminelit të çertifikuar Sali Berisha , kanë bërë që demokratët shqiptarë të zvarriten e të qëndrojnë për një kohë të gjatë në opozitë . Kjo monstër , duhet të qërrohet një orë e më parë nga partia demokratike . Njerzit e pastër e të pa korruptuar , që nuk jemi pak në PD , me mbështetjen e gjerë të bazës së partise , duhet të bëhemi promotorë të kësaj lëvizje të madhe demokratike , që të zhduket njëherë e përgjithmonë Berisha dhe ideologjia e tij e mbrapshtë berishiane nga PD~ja .

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mileti

                    S'ka të pastor në PD të gjithë Jane Sali shpellara!

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Murro

                    Ashtu sic i shishe ti votat kur ishe depotrt, o Lym Spiuni

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vicidoli

                      Lumte ju qe keni kopilin e Sheqeres se buke e kos do hani, neser do sjelle edhe Fallzhizhinme u padhua

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vala

                        O legena pa gjak, Saliu rrezohet me shkop e jo me te lehur portaleve

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje