Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook lidhur me zaptimin e hapësirave publike.
Pas më shumë se 5 javësh boshatisje të zonave publike të zëna me ndërtime pa leje, Rama e ka cilësuar si fazën e parë të një transformimi të ri për Tiranën dhe qytetet e tjera.
"Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin", shkruan Rama.
Kjo faze qe pame ishte nje komedi e shplare. U hoqen catite dhe u zgjeruan platformat poshte. Te shohim si do vazhdoje faza e dyte
Clirimi i hapesirave ajrore thuaj se hapesirat toksore u zaptuan me keq... Hajde shiko te lulishtja (vetme lulishte)e komunes,u hoqen gardhet e xhamit dhe keta zbriten karriket edhe ne trotuaret qe kalonim,esco bar na ka mar edhe dy stolat ku pushonim,te pakten hajde hiqini ato dy stolat dhe i vendosni diku tjeter
Operacioni special Rama 12.0
Shume bukur o gjigand por ne Durres tek 30 vjetori lagje 12 nuk kane bere asnje cbllokim trotuari qe I kane bllokuar me ndertime dyqanesh mbi trotuar ,duke lene vetem nje rrugice 1 m per kalimtaret kurse 4 m per dyqan apo vendosje manekinesh. IMT dhe policia bashkiake Durres ne gjume akoma
Bravo Rama. Po ujin, kanalizimet e fekaleve dhe mushkonjat ne Golem kur do na e zgjidhesh?! Pse na ke kaq shume inat? Ne te dum fort, te kemi votu. Po na mbyten mushkonjat sidomos kalamanjte. Pritet te hapen portat e te shkarkohen fekalet ne det, si cdo vit, afer vendit ku pije edhe ti kafen ne Golem kur ishe ne opozite. Cdo qoshe bie ere e keqe... Na e zgjidh ket hall te madh, mos na detyro te ftojme edhe ambasadorin e BE ta shohe gjendjen ketu ne Golem. Keshtu do futemi ne te mehalles tone ne BE?
Po ishte gjio serioze ,bravo dhe jeni të kënaqur. Po ato pronat tona që na i ka pushtuar malokët,kur do na çlirosh ?
Hahahaaaa!!! Transformim urban!!! Hahahaaaaa!!! Ky mire qe eshte kokbosh po kujton se i flet nxenesve te Liceit Artistik (dmth pak a shume trupeshk)! Transformim irban me prishje te mbulesave te disa lokaleve. Sigurisht syrin e ka gjetiu dhe i le njerezit te merren me prishjet. Njeri pa vizion, nuk di se c’di dhe ben sikur di te gjitha! E shtrydhi mire lecken qe ka ne vend te trurit dhe nuk i erdhi as edhe nje ide, pervecse te prishe tendat e lokaleve. Pasi beri rrush e kumbulla parate e evropianeve per rilindjen urban 1 tani ka angazhuar strukturat mos funksionale qe, ne vend te ndihmojne zhvillimin merren me prishje te investimeve te pronareve te vegjel