Një ndërtesë shumëkatëshe në Tiranë, e ndërtuar pa leje dhe e konfiskuar nga autoritetet, është kthyer në qendër të një debati të ashpër mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë. Qeveria kishte vendosur që godinën ta përdorte për zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), pasi godina aktuale ishte e amortizuar nga tërmeti.
Në qershor 2025, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara ndryshoi destinacionin e godinës, duke i hapur rrugë zhvendosjes së Kadastrës. Por në fillim të gushtit, gjyqtari Hazbi Balliu vendosi një masë sigurie padie, e cila pezullonte ekzekutimin e vendimit deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.
Ky vendim solli reagimin e ashpër të Kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi gjyqtarin “të pacipë” dhe e akuzoi se po mbronte ndërtuesit e paligjshëm. Rama e quajti çështjen një përpjekje për të bllokuar shtetin dhe theksoi se ASHK duhet të zhvendoset në godinën e re për shkak të kushteve të rrezikshme në selinë e vjetër.
Në krahun tjetër, gjyqtari Balliu sqaroi se vendimi nuk heq konfiskimin, por thjesht pezullon përkohësisht ekzekutimin, duke i dhënë palës paditëse të drejtën e një procesi gjyqësor të rregullt.
Reagimet nuk munguan as nga opozita. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se gjyqtarët thjesht zbatojnë ligjet dhe aktet e miratuara nga qeveria dhe Kuvendi. Ai akuzoi ekzekutivin se po ushtron presion mbi drejtësinë, ndërsa theksoi se pikërisht boshllëqet ligjore të miratuara nga vetë qeveria kanë krijuar mundësi që ndërtuesit pa leje të gjejnë mbrojtje në gjykata.
Çështja mbetet pezull në gjykatë, por rasti i pallatit të konfiskuar ka hapur një debat më të gjerë për marrëdhënien mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, duke vënë në qendër të vëmendjes jo vetëm ligjshmërinë e vendimeve, por edhe kufijtë se deri ku ka të drejtë drejtësia. /TemA
Nuk po e kupton akoma o kryeministër se ky gjyqtari i fërkon akoma aleatet e saliut dhe ka harruar të vetat.
Tani, ne kete shkrim nuk jane publikuar arsyetimet e Gjyqtarit ne fjale, ti marrim per te mirqena ato qe artikulli thote. Ne artikull thuhet qe vendimi i qeverrise eshte i nxituar dhe qe Gjyqtari me te drejte e ka pezulluar. Ne nuk mund ti besojme vetem njeres pale pa perfunduar te gjitha gradet gjyqesore, Rames akuzat po ja nxjerrin te nxituara dhe shume te demeshme me sa duket. Sigurisht qe Rama ka informacione re dores se pare, por ne si publik nuk i kemi ato,dhe jemi te detyruar te shofim ato qe publikohen, dhe nje vendim gjykate thote qe pronaret kane te drejte te sjellin prova qe ajo prone nuk eshte si thote qeverria,keshtu qe vendimi i qeverrise per te çuar zyrat e ASHK -se atje eshte shume e nxituar. Mund te dali qe ne fund eshte pa leje,por edhe gjyqtari qe ka e pezulluar ka aplikuar ligjet me duket. Mund te jete stresi,puna e ngarkuar,pushimet e nderprera e ku ta di une,por Rama me ate dalje kunder ketij gjyqtari po i del nje autogol i madh.
Gjyqe 9 minuta , ministri drejtesise eshte joti apo i Bufit , nese eshte i Bufit largohu nese ministri eshte joti mbaj pergjegjesin.
Po nuk eshte seance gjyqi, por sigurim padije, nuk do me shume se 10 minuta te behet. Eshte procedure mese e zakonshme! E jashtezakoneshme eshte ndertimi i nje pallati te tere pa leje mu ne mes te tirones o POOOOOOOOOOOOOOOOOO!
Gamori merret me Gjykatesin se beri sigurim padije (procedure formale dhe normale) dhe anashkalon faktin qe NJE GODINE E NDERTUAR DHE PERFUNDUAR NE MES TE TIRONES QENKA PA LEJE! HAHAHAHAHAHAHAHAH Po si u ndertua o Gamor mrena notes? mrena 1 jave sepse keni qene me leje, mrena 1 muaji se ishit ne zbor ushtarak? Jo mer lal jo, qe te ndertohet duhen te pakten 4-5 vjet. A ishit ju gamoret ne pushtet apo ka qene opozita se nuk po kuptoj?
Sa objekte shteterore e toka jane dhene me nje euro per restorante e vila gjoja resorte. Shikoni investitoret strategjike sa vila jane bere per shitje e sa hotele per shfrytezim. Verem ne Shqiperine e Rames jepet toka shteterore per pallate per shitje. Si me Alabarin.