Nuk mund të mungonte skenari triller i Berishës: “Daniel Shima do përfundonte si Vis Martinaj…”

21 Gusht 2025, 13:07Politika TEMA
Nuk mund të mungonte skenari triller i Berishës: “Daniel Shima

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat foli në lidhje me Daniel Shimën, ish-zëvendës drejtorin e AKSHI i cili humbi kontaktet me familjen për rreth 10 orë ditën e djeshme, duke thurur një skenar triller që vetëm ai është i aftë ta bëjë.

Sipas Berishës, Shima mund të përfundonte si Vis Martinaj.

“Personi i cili u shkarkua më 19 mars 2024 nga Mirlinda Kaçanai pasi kaloi një sesion të zgjatur pyetjesh në SPAK, episod pas të cilës e shkarkoi pa asnjë motiv.
Shima është në një vorbull ndërthurjesh interesash ndër më mafiozet. Ishte një person në qendër të ciklonit dhe që dinte çdo gjë”, tha Berisha.

Duke iu referuar Ahmetaj, Berisha u shpreh ish-zyrtari është kërcënuar nga Rama.

"Dje pasdite, Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, e tëra u përpi nga lajmi se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ish-zyrtari i lartë i kërcënuar egërsisht nga Edi Rama sipas ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmertaj, për shkak të tenderëve familjare, personi, i cili u shkarkua si zëvendësdrejtor i përgjithshëm me datën 19 mars të vitit 2024, pasi famozja Mirlinda Karçanaj kaloi një sesion shumë të zgjatur pyetjesh në SPAK.
Dhe po atë ditë, pas atij sesioni, sikur të merrte urdhër nga SPAK, ajo e shkarkoi në vend pa dhënë asnjë motiv.
Ky është Shima, i cili është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafioze." vijoi më tej ai. 

Në fund, Berisha këmbënguli edhe një herë në variantin e tij:


"Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye.
Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij.
Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjindet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan." - përfundoi kreu i PD-së.

Këto deklarata të Berishës vijnë në një kohë kur Daniel Shima u shfaq dhe tha se ishte larguar në jug të vendit si pasojë e konfliktit me të dashurën.

9 Komente

  1. R
    Rrahmoni

    Ose si zhdukja e Remzi Hoxhës . Pse nuk e thua o vemje?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stardust

      O Mero, te te vije turp ty dhe gazetes tende. Nga njera ane ben sikur e ke armik. Nga ana tjeter i ben sherbimin me te madh duke botuar dhe trasmetuar fjale per fjale, me pike e me presje gjithcka thote ky monster. Nuk e di , me dashje apo pa dashje je shenderuar ne altoparlantin perfekt te Sali Berishes. Mund te besh sikur e shan ne fillim apo ne fund te artikullit, por ama i sherben me besnikeri duke na e mbajtur prezent non stop. Mos harro Mero harresa eshte armiku me i madh i Saliut, na ndihmo ta harrojme Mero, jeta vazhdon, Salinjte shkojne e vijne.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me thone sali berisha mue o budallenj

        Ben mire qe i boton cdo fjale ketij vampiri qe ta marim vesht edhe ne qe nuk ndjekim syrin e sypeshkaqenit,e ta njohin te gjithe kete plak shurraq qe rri gjithe diten te vrima celsit

        Përgjigjjuni
      2. t
        tetovari2

        Si duket ky Sali Vampiri,paska experience në zhdukjen e njerëzve!BKH mos i ngroh bythët në diell por hulumto,se populli,mileti të paguan nga taksat sa nuk vleni!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iku Bufi kenetes mbaroje

          Qe ky eshte i semure psiqik tashme dihet PO keta qe shkojne me mikrofone ne dore valle çfare jane ? .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Na ngrenc mune o Sali kerma!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Latif Dreqi

              Mos ja vini veshin kaq shume ketij maloku shpellar, e ka nga temperaturat e larta afrikane, nuk i duro dot se eshte rritur ne shpellat e bjeshkeve tuj mrizue dhe flirtue me dhite.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shega Salianji

                Ku je o YLL, o DRITE, fol ore fol se ne ty i kemi shpresat ne, njerzit paqesore qe nuk i bejme keq nje mize. Allahu te prefte DITET.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                  Tek zhdukjet pa nam dhe nishan e ka mendjen . Ekspert

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje