Kreshnik Spahiu: Vuçiç u tregua dinak, liroi policët që presioni i SHBA të kaloj tek Kosova

26 Qershor 2023, 20:45Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Vuçiç u tregua dinak, liroi policët që

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar lirimin e tre policëve të Republikës së Kosovës duke thënë se ata nuk u pritën nga askush nga zyrtarët e Kosovës pas lirimit në kufi, pavarësisht “teatrit” që u bë në kurriz të tyre.

Ai tha se kjo situatë ka qenë e mirëmenduar nga presidenti Vuçiç, pasi sipas Spahiut, Vuçiç sot ka plotësuar kërkesën e SHBA-së dhe në këtë formë presioni i Amerikës tashmë do kalojë vetë2m te Kosova e cila duhet të përmbushë katër kërkesat

“Kjo është lojë e drejtpërdrejtë e Vuçiç-it, ai i arrestoi me qëllim për të bërë hapin e sotëm që do të thotë në paketën e kërkesave që i është bërë Kurtit dhe Vuçiçit janë katër kërkesa për Kosovën dhe një për Serbinë. Sot Vuçiç realizoi kërkesën e SHBA-së dhe nga sot presioni kalon në palën shqiptare.

Albin Kurti duhet të tërheqë trupat nga veriu, policinë dhe të lëri KFOR-in, duhet të tërheqë kryetarët e komunave, duhet të shpalli zgjedhjet në veri të Kosovës dhe duhet t’i japë zgjidhje Asociacionit  në veri'', tha Spahiu. 

5 Komente

  1. m
    mirel

    Shkur hesapi, Al-Bin neomarksisti eshte rr.k.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jugu

      Po sa i mencur ky niku piku. Per cdo gje do komentoj dhe do marr anene e Rames se eshte ne pritje te ndonje asistence financiare apo ndo nje pozicioni apo koncensioni.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nik

        Brovo "Sorra" e gjete!!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ton

          Police u rrembyen dhe Vucic tani doli I mire...po sikur mos rrembeheshin ku do ishte topi o Niku o kld se ....

          Përgjigjjuni
          1. K
            KATUNDARI

            Sipas ketij palo Kreshniku te tre policet nuk duhet te liroheshin qe pressioni te mos binte mbi Kosoven .Keta police duheshin bere theror dhe te shpalleshin me vone deshmore te Vetvendosjes

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje