Rrëzimi i kërkesës së Belerit për betim, reagon Greqia: Shqipëria synon heqjen e tij nga posti i kryetarit

26 Qershor 2023, 18:08Politika TEMA

Rrëzimi i kërkesës së Belerit për betim, reagon Greqia:

Në një komunikatë zyrtare, Ministria e Jashtme e Greqisë ka deklaruar se mospranimi i kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit për të bërë betim si kryetar i kësaj bashkie, tregon se synimi i autoriteteve shqiptare është heqja e tij nga posti i kryetarit.

Ministria e Jashtme e Greqisë: Ky refuzim dëshmon, përtej çdo dyshimi, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e rajonit.

Ministria e Jashtme greke shton se si kandidate për anëtarësim në familjen evropiane, “Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe prezumimin e pafajësisë”.

Sjellim në vëmendje se Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e Fredi Belerit për të marrë pjesë në betimin si kryebashkiak i Himarës. Ceremonia pritej që të kryhet ditën e martë (27 Qershor) ku do të konsituohet Këshilli i ri Bashkiak i Himarës, i dalë pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Kryebashkiaku i zgjedhur kërkoi të merrte pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në qeli. Gjykata vlerësoi se një kërkesë e tillë mund të pranohet vetë në raste vdekjesh, martesash dhe provimesh. Beleri ndodhet në qeli që prej datës 12 Maj ku akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

4 Komente

  1. a
    american16al

    Kalbani kete hale ne burg sipas ligjeve, Greqia mos na caj bythen sh se zotr shtepie jami ne ne Shqiperi,

    Përgjigjjuni
    1. M
      Momqirsi grekofoneve

      Evgjiteria greke, te shohe shtetin e evgjiteve Graqine se ne Shqiperi ka zot. Ja u tregoi Shqiperia me Kacifen. Provojeni prape. Do ja u nxijne me shume lekuren o turkoarabe soj prej diarreje.

      Përgjigjjuni
      1. p
        posht fashizmi

        Posht fashizmi sunito shqiptar ,,,,,,

        Përgjigjjuni
        1. L
          Love for Greece

          O Greqia! Mos bre burra, mos u merrni me kete langaraq! Shih foton ne kete shkrim, dhe te ngrihen nerves! Burre pordhac, hajdut votash! Dhe me vota te vjedhura qofte edhe ju turperon, ju Greqia! Shqiptaret kane me shume respekt oer shtetin Grek se sa per kyt bq shqiptar I konvertuar ne grek, per te vjedhur pa frike, duke abuzuar me mbrojtjen qe mund ti beje Greqia. Ne kemi ne krye nje Km, wuhet ER.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje