Krisje me Berishën? Meta: Do ti shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit

26 Prill 2024, 10:20Politika TEMA
Krisje me Berishën? Meta: Do ti shkoj me mijëra anëtarë

Ilir Meta në 'Frontline' sqaroi raportet e tij me Sali Berishën pasi nuk është parë asnjëherë poshtë ballkonit të ish kryeministrit në tubimet e përditshme.

Karapanço: Jeni krisur me Berishën? A mendon se nuk ka më nevojë për ju?

Meta: Mendoj se demokracia në Shqipëri ka nevojë për rolin e zotit Berisha.

Nëse politikanë e rinj për të cilët kemi investuar do ishin rritur të kishin qenë të përgjegjshëm, ne na ka ndodhur një fatkeqësi që janë përkëdhelur. Janë kthyer në sufllaqexhi dhe e kanë braktisur funksionin e opozitës.

Karapanço: E keni braktisur Berishën?

Meta: Çdo ditë ka qenë poshtë zotit Berisha avokati jonë sulmues zoti Gjokutaj. Të shtunën në mbrëmje unë do të jem atje, pas Konventës, me mijëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë.

Karapanço: 2025 me Berishën në krah?

Meta: 2025 e shoh larg. E përjetoj veten si garant të mbajtjes së angazhimeve të Partisë së Lirisë me 5 prioritetet.

1 Komente

  1. P
    Poseidon

    2025 ESHTE NE REC POR VETEM , SEPSE BERISHA DO VAZHDOJE JASHT EDHE PER MOSHEN EDHE PER 21 JANARIN E TE TJERA DERI SA TI DALE SHPIRTI NGA BYTHA.........

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje