Kryeministri Edi Rama i ka dalë në krah homologut të tij spanjoll, Pedro Sánchez, një ditë pasi ai pezulloi veten nga detyrat për shkak të akuzave që po përballet bashkëshortja e tij.
Rama me anë të një postimi në Twitter, e konsideron miqësinë me Sánchez një privilegj, e teksa i kërkon që të mos dorëzohet, pasi e vërteta do të mbizotërojë.
“I dashur Pedro Sánchez! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë.
Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike.
Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën.
Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, shkruan Rama.
Dear @sanchezcastejon!
— Edi Rama (@ediramaal) April 25, 2024
It is a privilege to have your friendship and the opportunity to work with you in these turbulent times for the values and principles we believe in and fight for. Having you as the leader of our socialist movement means being guided in our endeavors by a…
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka pezulluar detyrat publike për të “ndaluar dhe reflektuar” nëse do të mbetet në detyrë, pasi bashkëshortja e tij është nën hetim.
Gjykata tha se po i përgjigjej pretendimeve për korrupsion kundër Begoña Gómez. Sánchez tha se gruaja e tij do të mbronte nderin e saj dhe do t’i përgjigjej akuzave. Akuzat kundër Begoña Gómez u ngritën nga aktivistët kundër korrupsionit Manos Limpias (Duart e Pastra), të cilët kanë marrë pjesë në një numër çështjesh gjyqësore të profilit të lartë në vitet e fundit dhe udhëhiqen nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme.
Kryeministri spanjoll tha se do të merrte një vendim të hënën më 29 prill, pasi të vendosë nëse do të qëndrojë në detyrë, “pavarësisht baltës” në të cilën po përballet nga e djathta ekstreme.
Po or artist po... Iku ai që ti hapi rrugë hetimeve. Shiko dhe mëso dhe ti, se kur duhet të ikësh. E gjithë qeveria e jote e zhytur në m....! Dhe ti si gjeli majë plehut. Hiqesh dhe sikur s'di gjë t'u u fsheh pas gishtit se: "përgjegjësitë janë individuale". Hap rrugën artisto! S'ke çfarë i jep më "Big Brotherit". Bashkoju atyre majë ballkonit e majë hekurave e ti në bunker...
Një gjë nuk kuptohet në qëndrimet e zotit Rama; po sikur të dalin të vërteta të gjitha ato që thuhen për bashkëshorten e kryeministrit të Spanjës, atëherë ç'mund të thuhet për deklarime të tilla të Ramës? Të jetë se Shkëlqesia e tij Zoti Edi Rama nuk e ka dëgjuar shprehjen se "atë që ndërton me aq mund një burrë i mënçëm, për pesë minuta ja prish një grua budallaqe?"
Lideri botror eshte me Te ,ja hodhi sanco
Ne disa vende te botes,te djathtet jane te keqinj,punojn per rrenimin e shtetit me shume forma radikale dhe per te vene pasuri marramendese per veten e tyre. E djathta eshte vetem per te majmur regjimin dhe varferimin e popullit. Sa per dijeni,Edi Rama ne keto vite te udheheqjes se tij,ka punuar per shqiperine,per popullin me aq mundesi ekonomike qe ka vendi yn. E kemi pare udheheqjen e te djathtes ne shqiperi nga Sali Berisha dhe Ilir Meta,te cilet i kane bere anetaret dhe simpatizantet e tyre me vila dhe makina luksozs,kurse populli me gisht ne goje. Ata e persekurtonin popullin. Horrat,rrugaçet,maloket e Saliut dhe te Metes ishin njerez te hurit dhe te litarit sa rrihnin njerez te pafajshem se i mbronte Saliu me Meten dhe gjykatat ishin nen kembet e tyre. Mos e befte zoti te vijn edhe njehere ata ne pushtet,se pastaj mjer populli.