Edi Rama flet për mediat italiane: Për të goditur Melonin, njollosin Shqipërinë. Duket si komunizëm

25 Prill 2024, 21:40Politika TEMA
Edi Rama flet për mediat italiane: Për të goditur Melonin,

Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë një fushatë revanshi ndaj emisionit “Report” të Rai3, i cili duke trajtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë hodhi dyshime për korrupsion drejt qeverisë shqiptare.

Në një intervistë për gazetën italiane “Il Giornale”, Rama vë në dukje se emisioni “Report” i Rai3 hodhi baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar kryeministren italiane Georgia Meloni.

"Më falni, por që kur avokatët penalë jetojnë duke mbrojtur engjëjt dhe shenjtorët? Të përcaktosh një avokat, pra një figurë kyçe të shtetit të së drejtës, si person i besuar i kriminelëve, epo, vjen erë komunizmi, sepse më bën të mendoj për diktaturën gjakatare të Enver Hoxhës, i cili varrosi figurën e avokatit siç varroseshin lebrozët në mesjetë”, thotë Rama gjatë intervistës lidhur me akuzat ndaj sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi.

E prisnit këtë nga televizioni italian?

Rama: “Të them të drejtën jo, sepse mbetem shumë i lidhur me Rain, të cilit i detyrohem shumë. Ishte e vetmja dritare drejt botës në çerekshekullin e parë të jetës sime. Dhe nuk mund të mos më lëndojë të shoh Shqipërinë të sulmuar në atë mënyrë të neveritshme nga Rai, sikur të ishte rihapur një faqe e zezë në historinë e shtypit italian, kur fjala shqiptar përdorej si sinonim për kriminel, trafikant. hajduti, prostituta dhe vetë Shqipëria trajtohej si burim i së keqes”.

Mendoni se sulmi i Report ndikohet nga paragjykimi i vjetër italian ndaj shqiptarëve?

Rama: “Jo, nuk e besoj këtë. Besoj se urrejtja ndaj kryeministres tuaj i bëri autorët e atij transmetimi të pandjeshëm ndaj së vërtetës” deklaron Rama.

A mendoni se programi Report me këtë investigim ka dëmtuar imazhin e vendit tuaj?

Rama: "Kjo është pak, por e sigurtë. Besoj se i ka shkaktuar dëm edhe shërbimit publik të vendit tuaj, duke mashtruar teleshikuesit, të cilët në mos gabohem paguajnë taksa për t’u informuar saktë nga ai shërbim”.

3 Komente

  1. D
    Dori

    Nuk ka rrob me manipulues dhe me llum se rama. Biri komunizmit flet per komunizem. Ky eshte vec nje diktator qe mediat vendase ose i ka blere ose i sulmon me cdo forme. Intimidon gazetare dhe i con ne riedukim, dhe pastaj ky flet per komunizem. Hajt rrobt pra

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Dori ke pjerdhur.., nuk janë për ty këto ..,

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fat man

      Ramut balta eshte pak, mbi ty dhe kurven Meloni qe ke pire vere dhe ke firmosur nje marreveshje antishqiptare duhet hedhur mut dhe pak eshte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje