Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për proceset gjyqësore të hapura ndaj kreut të PL-së, Ilir Metës, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, marrëdhënien mes Metës dhe Berishës, arratisjen dhe akuzat ndaj Arben Ahmetajt dhe shumë çështje të tjera.
Ndërsa fliste për marrëdhënien mes Berishës dhe Metës, të dy me gjyqe të hapura në SPAK, gazetari foli edhe për një video, me të cilën kreu i PL-së ka kërcënuar më parë dhe kërcënon ish-kryeministrin Berisha.
“Berisha po distancohet nga Ilir Meta, që mos e bashkojë hallin e tij me hallin e Metës. Sepse halli i Metës është shumë më i madh. Nëse Berisha akuzohet për një episod korruptiv që i ka kaluar dhëndrit ish-klubin e Partizanit, për të ndërtuar, Ilir Meta është nën hetim për pastrim parash dhe akuza të tjera, korrupsion, fshehje pasurie, ka disa dosje të hapura për të. Nuk besoj që Berishës i intereson që të bashkojnë hallet dhe të vazhdojnë luftën kundër SPAK-ut. Mos harrojmë që Meta e shantazhon herë pas herë Sali Berishën. E ka shantazhuar edhe më parë. Fillimi i shantazhit ka nisur që në 2015-ën.
Të gjithë e mbajnë mend kur Berisha nisi një sulm politik ndaj Metës me të cilin e akuzonte se kishte porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit. Ndërkohë Meta iu përgjigj duke e kërcënuar me publikimin e një videoje të Shkëlzen Berishës. Besohet se është një video kur Shkëlzeni paraqitët te Dritan Prifti për të kërkuar favor dhe për të bërë pazare me pasuritë publike. Nuk është bërë publike kjo video. E ka parë një rreth i ngushtë gazetarësh në rrethet politike dhe mediatike, por nuk u bë publike sepse Sali Berisha u tërhoq, reflektoi pas atij shantazhi që i bëri Ilir Meta”, tha gazetari.
Nese videon e paska bere Prifti si ka mundesi qe shantazhin e beka Meta se edhe lopa e di qe ata ishin armiq te njeri tjetrit
po spiuni Agush i shpejtoi vdekjen te ndjerit Dritan prifti per videon 700 mije euro te spiunit qe i beri dem te madh spiunit Agush .
Dmth gazetaret e kane pare por nuk e publikojne videon ! Dmth dhe gazetaret punojne me porosi si porosit gruan para krevatit , keshtu jane dhe gazetaret.
Ha ha ha, stan me lepuj qe hane gjelle qensh.
Fahriu e ka pare me siguri. Dhe ju kazani jeni bashkefajtore ne fshehjen e krimeve dhe I perdorni ato per favore financiare.
Keta jane te pa bese? Aty zihen, aty puthen, nxjerin vidjo te njeri- tjetrit!! Me nje fjale, legena
Shumë muhabete fisshkërdhyme janë këto, sa vjet ka që dëgjojmë histori të tilla. Ti gazetari që pretendon se gjete lajm je degjenerat, se e di shumë mirë që ka lajm vetëm kur del videoja, jo kur “thuhet se….”. Prandaj luje bythën zogu, shko gjej videon, përndryshe mbylle sqepin.
Korrupsioni i socialistave para bemave e ketyre palacove dhjerokrate osedhjertore duket si ajo gota me dhalle pas buke . Sa kane bere tere socialistat per tere kohen e ka bere vetem Shkerdhita me Shkerdhenin pa permendur Flamutin me tere qente e zagaret qe mbanin prapa keta halera .