PS miraton nisjen e hetimit parlamentar për kontratat në shëndetësi, kalojnë edhe kërkesat e opozitës për marrjen e provave

25 Prill 2024, 16:00Politika TEMA
PS miraton nisjen e hetimit parlamentar për kontratat në

Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët ishte deklaruar e mbyllur në mënyrë të njëanshme nga kryetarja Albana Vokshi dhe pa vendim të ndërmjetëm.

Anëtarët e mazhorancës në vijim të mbledhjes miratuan me 8 vota pro nisjen e hetimit parlamentar, si dhe miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucionve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës.

Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës.

Lini një Përgjigje