REPLIKAT/ “Turp që bëni avokatin” - Deputeti socialist: Harrojeni teorinë e kaosit, ju jeni si ai fëmija i vogël që.....

25 Prill 2024, 13:06Politika TEMA
REPLIKAT/ “Turp që bëni avokatin” - Deputeti socialist:

Kryetarja e Komisionit Hetimor për PPP-të në shëndetësi, Albana Vokshi ka akuzuar anëtarët e mashorancën në komision, se po paguhen nga paratë e përfituara nga sterilizimet që të pengojnë punën në komision.

“Po bëhet një muaj që presin shkresat për kërkesë për informacion. A keni turp ju apo jo. Duhet të ndihemi të turpëruar se po paguhen energji, para të taksapaguesve që kemi ardhur këtu për të hetuar. Paratë e sterilizimit po vijojnë që të paguajnë që ky komision të pengojë hetimin”, tha ajo.

Debate ka pasur dhe mes deputetëve të të dy palëve.

Ilda Dhori: Jeni duke bërë avokatin këtu. A nuk ju vjen turp që po bëni rolin e avokatit?

Ilir Metaj: Po zonja Dhori, avokatë jemi këtu. Avokatë të transparencës, ligjit dhe etikës. Nuk duhet ndonjë largpamësi e posaçme për të parashikuar që ky komision nuk do të kishte qoftë edhe një moment të vetëm konsusi parimor që të paktën të na bënte ta nisnim punën mbarë.

Jemi duke dëgjuar nga ju një odise pseudoargumentesh që synojnë vetëm të na vështirësojnë arritjen në destinacionin e  transparencës, që gati rivalizojnë me vështirësitë e udhëtimit të vetë Odiseut në Itakën e tij të dashur.

E keni treguar jo vetëm një herë që jeni ithtarë të Teorisë së Kaosit. Po nëse mendoni se mund të lëshoni këtu një flutur manipulimi dhe ajo të shkaktojë urragan në opinionin publik jashtë kësaj salle, më duhet t’u them që e vetmja gjë që flutura arrin është të reflektojë absurditetin tuaj mendor duke u bërë të dukeni si një fëmijë i vogël që rrethrrotullohet me gishtin tregues pingul në majë të kokës.

8 Komente

  1. G
    Gentiana

    Bravo bravo bukur metaj

    Përgjigjjuni
    1. I
      Idajet Hoxha

      Bjerini albana legenes se vete mer urdhra ke penxherja dhe aty esht me misjon Sale jo misjon trasparence. Mir ja ben Ilir dhe me ngjyra biles

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beta

        Me diçka nuk jam dakort. Një komision hetimor mund të ngrihet nga opozita pa i marrë fare dorën shumicës. Dhe qeveria, ministrat apo edhe kryeministri etj janë të detyruar t'iu përgjigjen me shkrim ose me gojë kërkesave të këtij komisioni. Përfundimet e të cilit kalojnë më pas për aprovim në seancë plenare. Aty aprovohen apo hidhen poshtë. Kështu veprohet në të gjithë botën, me përjashtim të katundit Shqipëri! Shumica as nuk duhet të jetë fare në komisionet që ngre opozita.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mehmet T.

          Vokshi kryekkomisioni?! Joooooooo . Po Vokshi e ka zerin melodios si gomari ne jerm dhe te qete si macja kur e ka mbrena ahahahaha vetem t acaron ku e kupton bana t foluren me figura letrare ahahaha

          Përgjigjjuni
          1. p
            pyeteni ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqj

            Jane mbi 100 milion EURO te zhdukur nga ai fare Koncesioni Sterilizimit qe natyrisht nuk i mbulo dot asnje I.M. deputet apo I.B. ish Minister ..me apo pa Komision hetimor!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nazari

              Ja edhe ky leshteriku i Vlores foli… teoricieni i menderit. Ne vend te ngrene grupin oer te gjetur milionat qe avulluan duan ti bejne fresk te gjatit ik ore bej ndonje per vloren se e betonizuat

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti

                Iliri qe merrte plazhet nga ish kryetari i bashkise ne Vlore. Perfitues me Shpetimin, perfitues tani ... Rama e ka shitur si mall te paperdorur hahahahaaa

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vaso L.

                  Bravo Like bravo! Ne fakt ti je Ilir tamam se Like esht ai floriri i skraparit qe ka ikir nga fiqiri. Te behemi serjoz ti Ilir me pelqe se je lab tipik dhe dukeah edhe qe lexon dhe ke karkteer

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje