Disa ditë më parë, në një nga daljet e tij publike, Ilir Meta teksa sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se “do t’ia shkatërronte celulën kriminale edhe nga burgu”.
Ditën e djeshme, Meta tha në studion e “Quo Vadis” se nuk i trembet asnjë arrestimi.
Ilir Meta: Mua më duket sikur kur del Dumani është i burgosur, nuk është i lirë. Unë jam i lirë kudo që të jem, PL është e pamposhtur.
Pranvera Borakaj: Po Monika Kryemadhin a mund ta çojnë?
Ilir Meta: Ka një energji nukleare…
Roland Zili: Si do t’i përgjigjeni zërave që ju e bëni këtë aksion politik si një mbrojtje politike ndaj një arrestimi të mundshëm nga SPAK.
Ilir Meta: Këto janë përalla. Kjo që po ndodh është një rithemelim i PL-së, është një vazhdimësi e LSI-së, ka pësuar një transformim që nuk është reflektuar në ato dimensione që kërkon, që të meritosh emrin e PL-së për arsye nga më të ndryshmet të cilat nuk është koha t’i shpjegojmë këtu.
LSI sot do të ishte të paktën forca e dytë politike në vend nëse nuk do kishte djegur mandatet. Mandatet u dogjën dhe për shkak të nepotizmit.
Mashtrues ordiner ! Pa lejen e zotnise tate nuk mund te behej bojkoti i zgjedhjeve . Tani hiqesh sikur nuk ke qene dakort . Je nje legen po pa bythe dhe nje deshtak recidivist . Gjithnje ke perfituar nga konjukturat politike te momentit . E di qe te ka ardhur fundi dhe kerkon ti japesh kurajo vehtes dhe budallenjve qe te ndjekin , me gomarlliqe skandaloze .