Sondazhi: Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, bie pëlqyeshmëria për Berishën e Bashën

25 Prill 2024, 09:00Politika TEMA

Sondazhi: Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, bie

Politikani më i preferuar për shqiptarët në sondazhin e Report Tv është zgjedhur kryeministri Edi Rama.

Sipas të dhënave të sondazhit në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja 42% e qytetarëve të pyetur kanë zgjedhur kryeministrin Edi Rama si politikan të preferuar i cili vihet re se ka pësuar një rritje krahasuar me të dhënat e muajit mars, që ishin 41.9%.

Pas Ramës, renditet Sali Berisha i cili ka pësuar rënie, me 16.5% nga 16.9% që ishte muajin e kaluar.

Vihet re një rënie e pëlqyeshmërisë ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Vetëm 3.8% e qytetarëve të pyetur e vlerësojnë pozitivisht Lulzim Bashën duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me muajin e kaluar që ishte 2.7%.

Pëlqyeshmëria për Ilir Meta nuk ka pasur rritje. Ai u zgjodh si i preferuar nga 2.5% e votuesve, aq sa kishte dhe një muaj më parë. 35% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjërin nga këta politikanë.

Sondazhi: Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, bie

4 Komente

  1. T
    Tim

    Bollino e tha? Askush nuk e do kte e di dhe me idioti...a flisni me njerezit a jo...a keni njeres ne lagje e shtepi....po sa te kete Vicidolin....pastaj dihet...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sovrani

      Po normal ... Sa të mbaj atë në majë ballkoni dhe atë tjetrin në majat e hekurave. 200 vjet ymër do ketë Ed naltmadhnia... Kjo është loja... Si gjeli majë plehut. Dhe populli s'ka ça bën veç me i thurr lavde. "Rrnoftë "Mbreti""

      Përgjigjjuni
      1. c
        cuf dabjoni

        dmth qe me shume se gjysma e popullesise nuk e pelqejn Qeverine aktuale por Opozita gjithashtu nuk pelqehet prej tyre

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Dakord, Rama i bie qarit meqë ka përballë ata që ka, dmth treshen Sali-Luli-Like, dhekështu këndon si gjeli "majë plehut". Po sikur nga ata 42%, që kanë pëlqyer Ramën, nja 30% e tyre të mos e pëlqenin, pra ta fusnin në një thes me të tjerët, duke e pëlqyer vetëm 12%, pra pas "non grates", mospëlqyerja për të katër a nuk do ishte 65%? Atëhere pse nuk ka ndodhur kështu ?! Mirë në zgjedhje, Rama ua vjedh votat, por ua vjedh edhe pëlqyeshmërinë tre kundërshtarëve?!?!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje