Kodi mafioz i dyshes Meta-Kryemadhi

24 Prill 2024, 19:34Politika TEMA
Kodi mafioz i dyshes Meta-Kryemadhi

Nëse e zhvesh sherrin mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga banaliteti, heroizmat e trimëritë imagjinare, shpesh pa përmbajtje, ato që mbeten janë indicie alarmuese që tregojnë natyrën mafioze me të cilin ka bërë politik çifti LSI-PL.

Përplasja, gjithmonë nëse është e vërtetë dhe jo e stisur për popullaritet, apo për të hequr vëmendjen nga mali i dosjeve në SPAK që kanë të dy ata, zbulon se mënyra e politikëbërjes së tyre është më së paku e vrazhdë dhe e rrezikshme.

Në një intervistë televizive, i pyetur për inkuizicionin e nisur ndaj bashkëshortes së tij, Ilir Meta rrëfen me tone të larta se si e kishte paralajmëruar Monika Kryemadhin për Lulzim Bashën, që më djegien e mandateve dhe më pas edhe me vendimet e tjera politike të opozitës në atë kohë.

Përgjigja, që thotë Meta se ka marrë nga Kryemadhi kur i ka kërkuar kësaj të fundit që të bëjë kujdes nga Luli ishte tekstualisht: “Nuk ma bën Luli mua këtë, se po e bëri do ta vras!”. Kjo gjuhë e Kryemadhit tregon metodat mafioze të politikë-bërjes në radhët e Partisë së Lirisë, për të cilën Ilir Meta sot, të paktën publikisht e akuzon se e ka shndërruar në fole nepotizmi, paaftësie, pazarxhinjsh dhe deri te spiunësh.

A është i besueshëm Ilir Meta kur citon këto fjalë të Monika Kryemadhit? Janë disa faktorë që të bëjnë të mendosh që po. Por dy janë kryesorët. I pari është statusi i tij si bashkëshorti i Monës dhe i dyti gjuha e përdorur nga Monika Kryemadhi në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI-së. “Mua nuk më rruhet për SPAK…”, ishin ndër të tjera fjalët e shqiptuara prej saj.

Por, a është i besueshëm Ilir Meta kur thotë se ai vetë nuk ishte në dijeni të djegies së mandateve të deputetëve të opozitës dimrin e 20019-s? I vetmi që mund të besojë këmbënguljen e vazhdueshme të tij se nuk ishte në dijeni të kësaj, është vetë Ilir Meta.

Ka disa arsye për këtë. Së pari, Ilir Meta ishte President në atë kohë dhe si President te ai raportonin pothuajse të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe ato të inteligjencës, që në rastin e një vendimi të tillë të opozitës, sigurisht. Së dyti, ishte në atë kohë dhe është ende bashkëshorti i Monika Kryemadhit, që drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe 17 deputetët e saj. A mund të besohet që gruaja ka vendosur të përcëllojë mandatet e deputetëve, që Ilir Meta mori e bleu me sloganin ‘Forcë e parë, forcë e paparë në fushatën e 2017-s, pa dijeninë e burrit të saj?

Së treti, Lulzim Basha, jo më larg se kjo e mërkurë tha se Ilir Meta jo vetëm që ishte në dijeni të djegies së mandateve, por ishte edhe një nxitës i tyre. Madje Basha e konsideroi frikacak, kur tha se nuk kishte guximin ta pranonte këtë, sikundër ka bërë Sali Berisha. (Voxnews)

6 Komente

  1. L
    Lani

    Eh sa e vështirë është bërë për të kuptuar në bëjnë lojë apo jo????

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      O rrodhe ku na mblodhe. Cfare njerzish paskemi patur ne udheheqje. Mafiozet,kurvat e kurvaret,hajdutet,teleshmenet,te çmendurit. Mjer Shqiperia e mjer populli. Tani po i shikon keta lloje njerzish ,po i kupton dhe nuk i voton,por eshte vone.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeqine sallaksja zhulse

        Force e pare, force e papare??? Force qe mbahet vetem me para dhe vende pune? Meta i perzuri te gjithe??? I quan SPIUNẼ? Gallate e madhe, spiuni tr quam spiun???

        Përgjigjjuni
        1. F
          Freshisti i oreve te para .

          Monika dhe Iliri , qysh nga fillimet e tyre ne politike dhe deri sot , jane ata qe kane qene . Ata kane zhvilluar dhe persosur me tej menyrat menyrat mafioze te drejtimit te partise dhe te segmenteve te shtetit qe u jane besuar. Kjo vertetohet me gjendjen aktuale te tyre pasi atje ku duhet te vendosin koken vendosin kembet . Çifti i lumtur i 30 viteve te shkuara , ka humbur qetesine dhe jane ç'akorduar 100% . Te ruajne shendetin , se mendja u ka fluturuar ne hapesiren kozmike.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje punojes bashkie

            Keta te dy i njohim . Dhe jane ketu ne Shqiperi. Po Lali Eri nga behet? Qe ka vjedhur me shume nga keta te dy.

            Përgjigjjuni
            1. x
              xheJ.eN.Bi

              E kush mund t'i hajë këto pallavra se nuk dinin gjë për djegjen e mandateve.Po ata vendosën bashkërisht të digjnin mandatet për të bërë zgjedhje të parakohshme dhe të rrëzonin Ramën.Po nuk ju doli se atyre në fund të listave ju erdhi zogu në dorë dhe e shfrytëzuan duke u bërë deputet kur nuk e kishin parë as në ënderr.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje