Shpenzimet për armatime, 140 dollarë në emër të çdo shqiptari në 2023

24 Prill 2024, 19:10Politika TEMA

Shpenzimet për armatime, 140 dollarë në emër të

Në emër të çdo shqiptari, pavarësisht moshës e gjinisë vitin e shkuar u shpenzuan 140.4 dollarë për armatime. Një raport i Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes tregon se shpenzimet ushtarake për frymë të Shqipërisë gjatë 2023-shit gati u dyfishuan në raport me vitin 2022.

Duke u kthyer edhe më pas në kohë, ato rezultojnë të jenë rritur mesatarisht me 2.5 herë në raport me periudhën 2019-2021.

Në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në qendër të tabelës së shpenzimeve ushtarake. Serbia udhëheq në Rajon me gati 300 dollarë shpenzime ushtarake për çdo banor, ndjekur nga Mali i Zi. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina shpenzuar mesatarisht 80 dollarë për frymë për armatime gjatë vitit të shkuar.

Të dhënat nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkim dhe Paqe i Stokholmit tregojnë se në total gjatë vitit të shkuar Shqipëria shpenzoi 397.6 milionë dollarë për armatime, gati 169 milionë dollarë më tepër se në 2022-shin.

Sipas raportit të SIPRI, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia patën shpenzimet më të larta ushtarake gjatë vitit të shkuar. Rritje të mëdha u regjistruan në Evropë, Azi, Oqeani dhe Lindje të Mesme.

1 Komente

  1. F
    Fat man

    Si i vjen shansi ne dere Ed Rahmut droges, pas inceneratore do te mbushe xhepat bashke me banden e 40 hajduteve per investimet ne armatime e ndertime uzinash ushtarake, se ku i hyjne ne pune shqiptareve keto armatime vetem nje Zot dhe Ed Droga e dine.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje