Gjykata Kushtetuese: “Butrinti” do të jëtë në menaxhimin e AADF-së.

24 Prill 2024, 18:43Politika TEMA
Gjykata Kushtetuese: “Butrinti” do të jëtë në

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot se “Butrinti” do të jëtë në menaxhimin e AADF-së, duke  rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për të shfuqizuar ligjin për administrimin e parkut të Butrintit.

Për pretendimin për cenimin e parimit të kontrollit të financave publike Gjykata vlerësoi se është haptazi i pabazuar, pasi bazuar në aktet e administruara dhe qëndrimet e palëve në gjykim ajo arriti në përfundimin se nuk vihet në diskutim ushtrimi i kompetencës së KLSH-së për të kontrolluar financat publike, pavarësisht llojit të entitetit që i administron ato.

“Për pretendimin për cenimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, Gjykata vlerësoi se argumentet e paraqitura kanë të bëjnë me përplasje mes akteve ligjore në fuqi, për rrjedhojë nuk bëjnë pjesë në juridiksionin kushtetues. Gjykata mori në shqyrtim në themel vetëm pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të lidhur me parimin e shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve ligjore”, thuhet më tej në arsyetimin e GJK.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim kërkesën e jo më pak se një të pestës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e ligjit nr. 50/2022, datë 23.05.2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në hyrjen në fuqi të vendimit të kësaj Gjykate.

Gjykata, pasi mori në shqyrtim paraprakisht çështjen e juridiksionit të saj, arriti në përfundimin se ka juridiksion për shqyrtimin e ligjit miratues nr. 50/2022, në kuptim të nenit 131, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës. Për sa i përket marrëveshjes për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, pavarësisht natyrës jo normative të këtij akti, Gjykata pranoi juridiksionin e saj për shqyrtimin e tij. Në këtë drejtim, Gjykata pati parasysh jo vetëm se ky akt ka veshje formale me ligj për shkak të miratimit nga Kuvendi, por edhe natyrën kushtetuese të pretendimeve të ngritura nga kërkuesi, të cilat ajo i ka konsideruar si përcaktuese të juridiksionit kushtetues.

Lidhur me pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, Gjykata vlerësoi:

Për pretendimin për cenimin e parimit të ligjshmërisë, bazuar në nenin 118 të Kushtetutës, për shkak të dhënies së statutit partner strategjik të AADF-së me një akt nënligjor, Gjykata vlerësoi se nuk ka juridiksion ratione materiae për shkak të natyrës individuale të këtij akti.

Për pretendimin për cenimin e parimit të kontrollit të financave publike Gjykata vlerësoi se është haptazi i pabazuar, pasi bazuar në aktet e administruara dhe qëndrimet e palëve në gjykim ajo arriti në përfundimin se nuk vihet në diskutim ushtrimi i kompetencës së KLSH-së për të kontrolluar financat publike, pavarësisht llojit të entitetit që i administron ato.

Për pretendimin për cenimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, Gjykata vlerësoi se argumentet e paraqitura kanë të bëjnë me përplasje mes akteve ligjore në fuqi, për rrjedhojë nuk bëjnë pjesë në juridiksionin kushtetues.

Gjykata mori në shqyrtim në themel vetëm pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të lidhur me parimin e shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve ligjore.

Këto pretendime të kërkuesit janë mbështetur në Konventën e Parisit, sipas së cilës shteti duhet të ruajë rolin e tij parësor për mbrojtjen dhe konservimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore, kjo e parë edhe në këndvështrimin se Parku Kombëtar i Butrintit bën pjesë jo vetëm në trashëgiminë kuturore kombëtare, për rrjedhojë është pjesë e identitetit kombëtar, por edhe në fondin e pasurisë së trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Gjykata vlerësoi se pavarësisht transferimit të kompetencave me natyrë administrative (menaxhuese) tek Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, shteti vijon të ruajë atributet e tij sovrane për sa kohë që ruan pronësinë mbi këtë pasuri ashtu edhe administrimin indirekt, në përputhje me standardet dhe parimet kushtetuese.

Ndërkohë, Gjykata, për të arritur në përfundimin nëse kompetencat e Fondacionit sipas marrëveshjes bien ndesh me detyrimin konventor për ruajtjen e rolit parësor të shtetit në administrimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore kombëtare, e parë kjo në këndvështrimin e ruajtjes dhe konservimit, vlerësoi se marrëveshja, në tërësinë e saj, ka krijuar mekanizma garantues, pasi:

iii) së treti, marrëveshja përcakton, gjithashtu, detyrimin e Fondacionit për të raportuar në mënyrë periodike për gjendjen e konservimit të pasurisë kulturore, ndërkohë që ministria ngre bordin e monitorimit, i cili mund të ushtrojë kontroll në vend për vlerësimin e gjendjes së konservimit të pasurisë.

Në përfundim, për sa më sipër, Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës.

6 Komente

  1. S
    Sarandoori

    Ua ja paska zene gojen e qelbur me mut nje pise femre Ina Zhdupa qe jo nuk duhet te jete deputete por vec nje pastruse halesh publike .

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      E verteta eshte kriteri i historise. Sado te keqija te jene faktet, nese jane te verteta, duhen thene sic jane. Keto veprime te opozites jane pozitive per faktin se kjo kompani do jete nen monitorim, nqse ben ndonje veprim ne kundershtim me historine e Butrintit, nderron origjinen e objekteve, apo hedh hipoteza per greqizimin e Butrintit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sufllaqja me qepe

        Po cfare prisni? Avokatja e ceshtjeve te patundshmerise qe u be kryetare. Ka borxh te madh per te kthyer Olta Zaçe

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ccc

          Butrinti grek ,,,,pasuri kombetare ,,,,,

          Përgjigjjuni
          1. i
            ina-voksi

            mos sa keq, prap ina zhupa mikja e nxensja e albana vokshi, nuk do mbetet shtatzene, sapo mori vesh vendimin e gjk, ina po bisedonte me albanen e albana i tha:"s'ke cfre ben , duhet te flesh me genc gjokutajn qe te mbetesh shatzene, nuk ka asnje menyre tjete"perpara, revolucioni do te fitoje

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqipëtar!

              Parku aty ka qenë, është dhe do të jetë, por paratë e vjedhura, keqmenaxhuara, shpërdoruara, nuk janë më?! Keqardhje për PARTIOTËT që mbrojnë pasuritë T'ona, kur në të gjitha kohë që ishin në PUSHT_et i vodhën, shpërdoruan, (transferuar në llogari të tyre, familjarëve apo KUPOLËS NEPOTIKE........lobuan për të rimarrë PUSHT_etin....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje