Në vitin 1994, kur mazhoranca demokrate kishte humbur referendumin e zhvilluar për kushtetutën, opozita socialiste shfaqej gjithnjë e më këmbëngulëse me kërkesa për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Në gusht 1994, ishte thirrur në një interpelancë kryeministri Meksi ku po kërkoheshin shpjegime nga socialistët për ngjarjen e Libofshës.
Më 29 Maj të atij viti zhvillohej një proces zgjedhjesh të parakohëshme për kryetarin e komunës në fshatin Adriatik, pas ndarjes nga jeta të kryekomunarit Islam Lala. Dita e zgjedhjeve u shoqërua me dhunë të komisionerëve demokratë ndaj atyre socialistë dhe procesi i votimit përfundoi me 0 vota në kutitë e opozitës.
Në çdo seancë parlamentare opozita kërkonte anulimin e procesit dhe ndëshkim për agresorët e komisionerëve e drejtuesve socialistë në ngjarjen Libofshës.
Debati u shoqërua me akuza të ashpra të cilat kryeministri Meksi i cilësoi të papranueshme. Meksi kërkonte nga kryesia e kuvendit të respektohej etika në foltoren e kuvendit dhe të ndaleshin fyerjet. Përgjigja e kryetarit të Kuvendit Pjetër Arbnori do të ishte me batutë pikante, një karakteristikë e ligjërimit të tij. Më poshtë publikohet shkurtimisht komunikimi i Meksit me Arbnorin për etikën parlamentare.
Aleksandër Meksi – Zoti Kryetar! Të nderuar deputetë! Siç folën mjaft nga mbështetësit e mocionit të votëbesimit, çështja e Libofshës ishte thjesht një pretekst për të paraqitur për të satën herë dorëheqjen e Qeverisë. Më saktë siç e tha zoti Angjeli, ndryshimin e qeverisjes, një mënyrë më e re shqipe për të thënë zgjedhje të parakohshme.
Sigurisht, kushdo ka të drejtë të jetë i kënaqur ose i pakënaqur me qeverisjen e një partie. Por është zakoni i demokracisë që qeverisja të përcaktohet nga votat e popullit dhe populli është i vetmi sovran që përcakton formën e qeverisjes, formën e pushtetit dhe njerëzit që qeverisin. Dhe me sa duket do të ishte më mirë një sistem mazhoritar i zgjedhjes, që ata që vinë në këtë Parlament të jenë të zgjedhur nga populli drejtpërsëdrejti për cilësitë e tyre morale, politike dhe të tjera.
Këtu kam një vërejtje për ju, të nderuar zotërinj të Kryesisë, që lejoni që kjo tribunë e Parlamentit, ku presupozohet që janë etërit e kombit ose aty afër, të kthehet në një vend fyerje për deputetët.
Pjeter Arbnori - Falemnderit, zoti Kryeministër! Unë do të thosha vetëm një fjalë. Vërejtjet tuaja, lidhur me fyerjet janë të drejta, por unë kam lejuar ndonjë gjë për dy arsye. E para, sepse thuhet me shaka, por ndonjëherë del e vërtetë që i marri, i dehuri dhe deputeti nuk janë përgjegjës për fjalët që thonë. Gjithashtu i kam lejuar këto fyerje, sepse fyerjet janë një mënyrë për t'u vetëdiskredituarata që fyejnë. Kjo do të bëjë që kur të vinë zgjedhjet dhe zgjedhjet jo të parakohshme, të pakësohen njerëzit që fyejnë nga cilido krah që të jenë ata.
Sot pas 30 vitesh debati për etikën nuk ka më asnjë kuptim sepse gjuha e politikës ka avancuar më së shumti drejt gjuhës së rrugës. Në batutën e Arbnorit: I marri, i dehuri dhe deputeti nuk janë përgjegjës për fjalët që thonë”, gara për papërgjegjshëmrinë është fituar padyshim nga deputeti.
E bukur,deputeti = i marrë, kështu i kemi të shumtit ?!
ky eshte kryeminstri qe do mbahet per pasetat se per gje tjeter ishte nje derdimen.
harrove piramidat...
Biles tani thone se nje deputet ka thene: C'a me duhet mua se ca theme une!
Zoti Krye Minister ! Por me largimin tuaj si nje nga intelektualet me te persosur te 100 vjeteve te fundit , ju qytetar , ju shkenctar poliglot , ju njeri i persosur ; por Sali NonGrata e donte Partine ,Parlamentin ,Shtetin me Spiuna Sigurimi , shpellare Tropoje , kfiminele , hajdute , analfabete funxional ; ndaj sot kemi prek fundin nuk krahasohem as me Afriken. Respekte per Ju , familjen ; lusim zotin tu jape jete te gjate dhe shendet.
Qe nga 1912 Shteti Shqiptare ka patur vetem 2 ( dy ) Krye Ministra taman burra Shteti , i pari Mustafa Kruja dhe i dyti Alexander Meksi ; te tjeret kane qene analfabete fukdional ( partizane ). Kaq e thjeshte dhe vertete eshte.
Qe nga 1912 Shteti Shqiptare ka patur vetem 2 ( dy ) Krye Ministra taman burra Shteti , i pari Mustafa Kruja dhe i dyti Alexander Meksi ; te tjeret kane qene analfabete fukdional ( partizane ). Kaq e thjeshte dhe vertete eshte.
Vertet Cen Dymi, aq i zoti qe sa nuk arriti te kuptoje greminen ku po shkonte Shqiperia me piramidat e famshme....ose i la vete....
Ore rron ky Aleksander Meksi ?!
Po luften perse ja shpalli protestuese te piramidave
Cen Dymi, sa pak e njihje historin e Shqipërisë, sepse ka plotë kryeministra shwiptarë të kulturuar që ja kalojnë zotit që përmendët ju po unë thuaj këta njoh dhe kaq, leri ata që dinë të bëjnë krahasime, le që nuk ka vend për krahasime.
E bën fakt, nëse nuk ishte atëhere deputeti baraz me të marrin, sot është i marri më i mënçur se deputeti. Mjerë Shqipëria ç"po pëson me këta të damllakosur!
KUSH ESHTE KY QE I VURI DINAMITIN PESEQIND E CA FABRIKA,KOMBINATE ,PYJET I BERI MUT ....NUK KA TE MBARUAR VARGU I MARRINAVE KRIMINALE NE DEM TE SHQIPETARE E..........FABRIKAT I SHITI PER XHAMI ........MOS ME THOMI SE VETEM MUSTAQET I KISHTE PER TE TJERAT ARMIK I SHQIPERISE .......SI VETE UDHEHEQESI SALEHKARAXHICI