Armand Shkullaku: Ambasadorët e Perëndimit në Tiranë vegjetojnë mes dolce vita-s dhe privilegjet e Rilindjes

24 Prill 2024, 11:37Politika TEMA
Armand Shkullaku: Ambasadorët e Perëndimit në Tiranë

Armand Shkullaku, në një shkrim në portalin Lapsi.al, ka komentuar reagimet e forta të ambasadorëve të Perëndimit, për skenat e dhunës para Bashkisë së Tiranës.

“Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes batërdisë që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës dhe disa tymueseve në dyert e saj, ka ngjallur një reagim të fortë tek ajo pjesë e qytetarëve që refuzojnë dhunën dhe korrupsionin e pushtetit. Reagim që ngërthente brenda dëshpërimin, zhgënjimin, revoltën. Përballë korrupsionit tronditës dhe unikal në Europë, a duhet të ishin ca shishe me benzinë shqetësimi më i madh i ambasadorëve të jashtëzakonshëm e fuqiplotë?

Pavarësisht ndjenjës së përzier që shkakton qëndrimi i ambasadorëve, ai është në vazhdën e shërbimit ndaj pushtetit të Tiranës. E vetmja e veçantë këtë herë kishte të bënte me faktin se ashtuquajtura dhunë ishte aq e papërfillshme sa nuk e justifikonte shkallën e reagimit dhe koordinimit të menjëherëshme të përfaqësive të SHBA, BE e Mbretërisë së Bashkuar. E drejta e protestuesve prevalonte për së largu mbi shqetësimin për “dhunë”. Atëherë pse iu dha kaq rëndësi një ngjarje minore, ndërkohë që korrupsioni në bashki rezulton në shkallë sipërore?

I vetmi shpjegim mund të jetë ai se ambasadorët, të paqtuar në ujërat e ndenjura të Rilindjes, i druhen prishjes së një statuskoje ku vegjetojnë mes burokracisë dhe dolce vita-s në raport me pushtetin e Tiranës. Ata nuk i shqetëson ajo dhunë, që në vendet e tyre as do të mbahej shënim, por ideja se një rritje e protestave mund të krijonte një situatë të re për të cilën as nuk janë dhe as nuk duan të jenë të përgatitur.

Të mësuar me një pushtet të gjatë, që garanton stabilitet duke asgjesuar demokracinë, me një opozitë që nuk po shfaq shenja fuqie për ta lëkundur regjimin e Tiranës dhe me një shoqëri civile të tredhur, ambasadorët, ashtu si një pjesë e madhe e shqiptarëve, duket se janë përshtatur me banalitetit e së keqes. Disa nga dembelizmi e disa nga privilegjet, kanë preferuar të mbyllin sytë e veshët ndaj rrënimit të demokracisë në Shqipëri, që po i dërgon qindra mijë shqiptarë në vendet që ata përfaqësojnë. Më keq akoma, po i kthen në avokatë të pushtetit, në një nivel që nuk e kemi hasur kurrë në këto 30 vite”, shkruan ai.

"Qëndrimi i ambasadorëve nuk do të ndryshojë përsa kohë pushteti i Tiranës garanton të ashtuquajturin stabilitet dhe opozita nuk ka forcën për ta krisur atë. Nëse protestuesit do të hynin në bashki apo do ta rrethonin atë duke u ngujuar aty, nëse do të ishin shumë më tepër në numër dhe do nxisnin revoltë kudo ku ka padrejtësi, ambasadorët do të detyroheshin, me dhimbje, ta prishnin rehatinë rilindase. Në vend të dënimit të dhunës, do të flisnin për kompromis, për negociata, për zgjidhje të krizës, për përgjegjësi dypalëshe etj. Deri tani ndihen të sigurtë nën ombrellën e Ramës, se ngjarje të tilla janë larg së ndodhuri dhe bëjnë çmos edhe vetë që t’i largojnë sa më shumë. Prandaj njëzëri u shqetësuan për “dhunën” dhe jo krimin në bashkinë e Tiranës. Ata nuk kanë arsye ta prishin rehatinë, përsa kohë vetë shqiptarët po e kërkojnë atë në vendet e tyre", vijon ai.

11 Komente

  1. N
    Noci

    O hajvan ,po çfarë dreq gazetari je ti qe shan ambasadorët ,sepse thone te mos perdoret dhunë ne protesta.Policia ndodhet aty per mbrojtjen e institucionit,nga vandalët.Kush ben dhune sipas teje ata qe mbrojnë bashkine apo ata qe djegin bashkine.Çfare duan ata njerez qe duan te futen me zor nr bashki,te vrasin Veliajn,i cili eshte aty me votat e popullit dhe eshte drejtesia qe duhet te flase e jo pordhet tuaja si anal-iste.E vendos kryeministri kur te shohi te arsyeshme,por Veliaj nuk ka akuza na SPAK.

    1. E
      ENTSOE

      Por.....dh....dhe Shkullaku me vile oligarku!!

      1. p
        pilo Lala

        Per vete i kane mbushur xhepat plot, me vila, makina, biznese, kur vjen puna per te thene realitetin, vajtojne si kukuvajka.

      2. Roberto

        Mos ja vini re ! Keto qe thote i ka nga eksperienca qe ka kaluar gjate sundimit te PD dhe LSI kur ishin ne pushtet. Keta jane aq budallenj sa i nxjerin vete ne shesh bemat e tyre dhe mendojne se i bejne te gjithe si ata.

        1. O
          Odi

          Eh,po ashtu si vegjeton ti nepër studio.llap-llap.Ju është bërë menderja me kallo ty dhe të tjerëve si ti,duke sharë dhe denigruar vendin tuaj,plehra.

          1. M
            Mokrari

            Degjoni po jep mende SPIUNI SIGURMIT,qe spiunonte shoket flete ky sahanlepirsi per ambasadoret kur vete eshte i korruptuar si vegel e Sali Berishes,thuaji Shqiptareve me cfare leke e ke blere vilen dhe sa taksa ke paguar ne shtet o SPIUN.

            1. t
              tartufi

              debil funksional me pagese....

              1. U
                Ushtari.

                O mandi je bere bejtexhi me keq se gon gjekmarkaj.Lerja atij kete zanat se ka zene rradhen i pari.

                1. S
                  Sala

                  Ky Armandi si është vet rrugac dhe nuk e ndan shpirtin nga Dolce Vita e njeh mirë, në detaje. Mbush xhepat ti ordiner po nuk ke faj ti jo je bër pasanik nuk të numërohen shtëpitë.

                  1. A
                    Asd

                    Ik more bajge. Po te mos jene ambasadoret ketu do te ishte i perjetshem viti 97', dhe ai kerma qe adhuron ti do ishte bere mbret-budall-kasap. Shpresojme qe drejtesia e re t'jua prishi "qetesine" ku vegjetoni ne simbioze me krimin. Fakti qe ua shembi "idhujt" eshte nje hap i mire perpara.

                    1. A
                      Asd

                      Ik more bajge. Po te mos jene ambasadoret ketu do te ishte i perjetshem viti 97', dhe ai kerma qe adhuron ti do ishte bere mbret-budall-kasap. Shpresojme qe drejtesia e re t'jua prishi "qetesine" ku vegjetoni ne simbioze me krimin. Fakti qe ua shembi "idhujt" eshte nje hap i mire perpara.

                      Lini një Përgjigje