Ibsen Elezi: Meta mund të arrestohet, sulmet ndaj SPAK-ut e zvogëlojnë politikisht

24 Prill 2024, 10:13Politika TEMA
Ibsen Elezi: Meta mund të arrestohet, sulmet ndaj SPAK-ut e

Ish-kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka komentuar lëvizjet dëshpëruese të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka dalë hapur duke sulmuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin.

Ai thekson se Meta nuk ka vijueshmëri logjike në veprimet e tij në publik dhe tashmë ndodhet përballë zullumeve, që ka bërë për një kohë të gjatë duke u fshehur pas “kostumit të politikanit”.

“Nuk kanë vijueshmëri logjike në veprimet e tyre. Për shkak të zullumeve që kanë bërë për një kohë të gjatë dhe për rrjedhojë nuk e dinë se çfarë bëjnë dhe çfarë thonë. Njerëzit në rrezik gjithmonë bashkohen”, tha ai.

Gjatë diskutimit në “Ora e fundit” në ABC News, Elezi tha se Ilir Meta nuk mund të dalë kurrsesi fitues përballë SPAK, ndërsa shtoi se kundërvënia ndaj këtij institucioni e zvogëlon atë politikisht.

“Aleanca anti-SPAK nuk mund të formojnë. Mund të tentojnë të ndërtojnë frymën politike kundër një institucionit, por kjo nuk do t’i rriste, por vetëm i zvogëlon në sytë e publikut. SPAK gëzon një besim të paktën që është në rrugën për të vendosur sadopak drejtësi”, tha ai.

Sipas Elezit, kryetari i Partisë së Lirisë mund të përfundojë i arrestuar. I pyetur nëse dalja e tij kundër SPAK është po ashtu dhe renditje kundër SHBA, Elezi u shpreh:

“Ilir Meta e shpreh hapur qëndrimin, kurse Berisha është person që mban ngarkesë dhe di ta ndërtojë të folurin e tij duke e bazuar në parime, nëpërmjet të cilave e sulmon SPAK, kurse Meta ka dalë siç i themi në “arave”. Meta mund të përfundojë i arrestuar”.

Lini një Përgjigje