Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për gazetarët, ka bërë me dije se PD do të dorëzoj në Parlament dy amendamente në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme.
Basha u shpreh se njëri prej amendamenteve ka të bëjë me dispozita ligjore që ndihmojnë në fuqizimin strukturorë të SPAK, ndërsa i dyti me ndryshime të kodit të procedurës penale, me qëllim mbushjen e vakumit ligjor ne raport me vendimet e huaja penale.
"Siç paralajmërova, PD, ka bërë gati dhe do të dorëzoj në Parlament amendamente për të mbështetu SPAK.
Dy amendamente kanë përfunduar, i pari ka të bëj me dispozita ligjore që ndihmojnë në fuqizimin strukturorë të SPAK.
I dyti ka bëjë me ndryshime të kodit të procedurës penale, me qëllim mbushjen e vakumit ligjor ne raport me vendimet e huaja penale dhe kompetencat e GJJKKO, ne lidhje me njohjen e vendimeve të huaja penale.
Këto amendamente kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK ti rrisin goditje e korrupsioni dhe krimit të organizuar", deklaroi Basha.
Nuk jam "fans" i Bashes dhe as i ndonje tjetri "majtas" apo "djathtas" .......Por,mos duhet qe ne si "publik" t ejemi pak te "duruar" dhe ti japim nje "shans",sepse dua te besoj qe ka mundesi te "performoje" me mire pa qene ne tutelen e Berishes ! Dhe dicka tjeter,duket qe Berisha nuk do t'ia kete zene "koken" me "dere" diku ..... Rruga e Dibres