Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp deklaroi se Partia Demokratike zyrtare ka zgjedhur të ndjekë rrugën institucionale dhe jo atë të flakadanëve të përdorur nga ata që i quajti “Revolucionarë”.
Basha ka shigjetuar sërish grupin e Rithemelimit duke i pyetur se përse nuk flasin e nuk bënë kaos pasi PS nuk dërgoi në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.
“Pas vendimit të shumicës në Kuvend nuk ka më hapësirë për t’iu drejtuar më Kushtetueses. Ai aksion që ndërmorën gjoja për komisionet hetimore sot duhej të ishte dyfish, trefish.
Ne kemi zgjedhur një tjetër rrugë, ne kemi zgjedhur rrugën institucionale, jo rrugën e flakadanëve. Ne s’kemi premtuar revolucion, ne e dimë ca sfidash kemi para.
Ne besojmë që këto sfida përballen duke u dhënë shqiptarëve alternativë. Këta që kanë ngritur frymën revolucionare ishte momenti të dëshmonin që kishin vetën për veten e tyre, por për parime. E enjtja ishte dita kur duhej të bllokohej foltorja. Gëlltisni dhe nuk flisni për këtë akt.
Çfarë kocke keni lëpirë që ju ka hedhur Lindita Nikolla që ju a ngelur në fyt, sepse bëhet fjalë krizë kushtetuese në vend. Kjo është pyetje për ta”, tha ai.
Lol o Lyl.
Lulzim Basha eshte duke ringritur ngadale por me siguri pd ne dhe deri tani perkrahja ne popull eshte ne ngritje e siper .Ai premton shprese dhe eshte i distancuar plotesisht nga non grata Imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute si dhe nga spiuni Agush 50 lekesh i partickes me te urryer me te korruptuar te planetit, kancerit te politkes shqiptare. Prandaj dhe takimet e Liderit te ri te Pds Lulzim Basha priten me interes nga populli dhe ne zgjedhjet e ardheshme do kete shanse per ndryshime te reja.