Basha tallet me Rithemelimin: Të thërrasësh protestë kundër korrupsinit dhe të vendosësh në ballë të saj Ilir Metën?

24 Prill 2024, 11:56Politika TEMA
Basha tallet me Rithemelimin: Të thërrasësh protestë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar protestat e “Rithemelimit” teksa u shpreh se thërrasin një tubim kundër korrupsionit para bashkisë dhe në ballë të saj vendosin Ilir Metën.

A ka njeri që nuk e kupton që ky është autogol?!“, tha Basha, gjatë një konference për shtyp. Ndërsa theksoi PD do të distancohet nga njerëz, që sipas tij, “me dyfytyrësinë e tyre janë autorët e ardhjes në pushtet të Ramës në 2013 dhe përfituesit më të mëdhenj nga pushteti i Ramës”.

Të përdorësh një foltore për të promovuar një karkasë politike kjo për mua është. S’ka rëndësi kush po promovon. Të thërrasësh protestë kundër korrupsionit në bashki, dhe të vendosësh në ballë të protestës Ilir Metën?

A ka njeri që nuk e kupton që ky është autogol. PD do të distancohet nga njerëz që me dyfytyrësinë e tyre janë autorët e ardhjes në pushtet të Ramës në 2013 dhe përfituesit më të mëdhenj nga pushteti i Ramës, Këtë po e bëjnë jo për qytetarët, por për vete”, u shpreh ai.

1 Komente

  1. r
    robi

    A ka fyerje me te madhe per shqiptaret qe para bashkise dalin dhe protestojne se bashku krybabanditi Sali lush turikali qe organizoi grushtin e deshtuar te shtetit me 1998 dhe terrorizoi Tiranen me diagac per 3 dite dhe babai i korrupsionit me bllokun 7% ofera 700 mije euro me tha Gimi mua ne videon e Dritan Priftit. Turpi i botes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje