Deputeti socialist, Ilir Metaj ka komentuar sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Metaj tha në Report Tv se kjo tregon se kreu i Partisë së Lirisë është në hall dhe se duhet të bëhet burrë e të përballet deri në fund me drejtësinë.
"Duket që Meta është një njeri në hall, por ky nuk është një hall që na përket ne për t’ia zgjidhur, nuk ia zgjidh as populli shqiptar. Është një hall që e ka me drejtësinë.
Të bëhet burrë deri në fund dhe ta çojë deri në fund përballjen me drejtësinë. Nëse ke gabuar sigurisht që duhet ta paguash, ka mënyra e mënyra për tu përballur me gabimin dhe me një drejtësi që shqiptarët kishin kohë që e kishin ëndërruar.
Të gjithë janë të barabartë para ligjit, kush ka abuzuar me një pikë djersë të popullit shqiptar duhet të jetë koshient që duhet ta paguajë atë", tha Ilir Metaj.
Lini një Përgjigje