Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?

24 Prill 2024, 17:58Politika TEMA

Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve

Nga Ylli Pata

Sekuestrimi i pronave të familjes Berisha nuk është fillimi, por vijimi i një pune të  filluar tashmë me disa raste, ku politikanëve apo zyrtarëve të lartë, GJKKO u ka sekuestruar disa prona.

Por ndërkohë që për politikanët jemi ende në fillimin e një epoke të re, ka një histori tashmë disavjeçare të sekuestrimeve, madje që janë kthyer në konfiskim, të aseteve të personazheve të dënuar për pjesëmarrje në krim të akuzuar, siç quhen zyrtarisht “mafiozë”.

Bëhet fjalë për shifra marramendëse që janë sekuestruar, e të tjera të konfiskuara. Qindra milionë euro deri tani, të cilat aktualisht administrohen nga një institucion shtetoror, përkatësisht Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Ky institucion, një pjesë të pasurive që janë aktive i administron, e të tjera, i ka aluar në dhënie me qira, në mënyrë që të mos rrijnë të vdekur ato struktura ekonomike, që ishin të tilla para se të sekuestroheshin.

Në fakt jemi në një zhvillim tepër të rëndësishëm që nuk pranon që të trajtohej thjesht me ligjin e vitit 2004, që u është referuar ligjit antimafia në Itali. Në të vërtetë, nuk është aspak e plotë dhe ky import që u mor nga qeveria socialiste në vitin 2004. Edhe pse për kohën ishte një zhvillim i rëndësishëm, i cili u vijua më pas edhe nga qeveritë e tjera që drejtuan vendin. Por ndërsa deri me themelimin e SPAK sasia e pronave të sekuestruara numërohej me gishta, tani kemi të bëjmë me një proces që po grumbullon një minierë të vërtetë floriri.

Shto këtu, pjesën që pritet nga sasia e aseteve të sekuestruara e konfisuara nga politikanët she zyrtarët e lartë.

Pikërisht ky zhvillim i ri kërkon një qasje jo vetëm të re, por të mirëmenduar dhe konsensuale. Pasi jemi në një aspekt bazik krejt të pandodhur më parë.

Në të gjitha sondazhet publike në lidhje me reformën në drejtësi apo të SPAK, njerëzit kryesisht kërkojnë sekuestrimin e pronave më shumë sesa burgun ndaj të korruptuarve.

Në Itali, nuk pati një qasje lineare ndaj pronave të mafies, pork jo u trajtua sipas rëndësisë, prioritetit, por edhe perceptimit publik.

Në rastin e pronave të konfiskuara ndaj Toto Riinës, kreut gjakatar të Cosa Nostra-s, së pari pati një frikë nga komuniteti për t’i blerë, së dyti kishte kërcënime të hapura nga njerëz të lidhur me mafien, por së treti shteti zgjodhi të japë një mesazh të fortë.

Ato prona nuk i ka shitur, por i ka dhënë për disa organizata të rinjsh, të cilët ishin dallandyshet e para në Siçili për të denoncuar publikisht krimin e organizuar. Sot, pronat e Toto Riinas në Corleone, të cilat administrohen nga të rinj, janë kthyer në agroturizme ekselente, ku natyrisht ka ndihmuar shteti, por edhe shumë aktorë të tjerë privatë, të cilat e kanë kthyer në një atraksion bombastic të turizmit.

Dhe kjo ka ndodhur pas një vnedimi politik të Parlamentit, i cili mbajti dhe mori një qëndrim sesi do të sillej me pronat e mafias. Po në Shqipëri, çfarë duhet bërë me pronat e konfiskuara të zyrtarëve të korruptuar.

Po ju lanë agjencisë dhe ato rishiten, ka shumë gjasa që të rimerren po nga ato zyrtarë vetëm të fshehur në emra të ndryshme. Por së pari duhet që diskutohet gjatë në shoqëri, opinion publik e të vendosë Parlamenti.

TemA

10 Komente

  1. j
    jepini edhe opozites qe te mos lehin

    ca pyetje,do ti marin politkanet me cmim qesharak,sic moren pasurite e firmave piramidale

    Përgjigjjuni
    1. 5
      5G

      Po mirë mor bq lushishteje Berisha ka vjedhur dhe ti sekuestrohen dhe brekët Po ato bq drejtorët e lalit djerit si do ja bëjmë me ato hotele e prona ne bregdetin shqiptar? Apo ata i kanë me djersë!! Aq budallenj i dini shqipëtarët seriozisht!!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Nuk kemi degjuar qe Lali Eri na paska hotele dhe prona ne bregdet.. Ndoshta eshte shpifje per t'i bere shoqeri Saliut me qellim qe nuk na qenka vetem Saliu dhe Meta,por na qenka edhe Lali Eri.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Ela

        Me vjen keq qe dhe ti si gazetar e Besoj kete gje, do sekuestrohen dy gjera qe atyre su prishin pune , ata vetem Akron Skam ble

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ligji I cubit

          Kompensoni pronaret qe sistemi komunist i Enverit edhe Saliut ia ka marre. Nese i jepni me gira fitimet perseri ti marre shteti e te kompesoj pronaret ne para.Nuk eshte e drejte kur une shikoj nje lloj kafshe me dy kembe qe. qendron ne shtepine time dhe ne oborr shkel me kembe eshtrat e te pareve pasi komunizmi i prishi edhe varret edhe eshtrat jane te shperndara perreth truallit te shtepise.Te shkoje tek gjyqtari te kerkonte para edhe permbaruesi. Te gjithe shikonin komandantin cubin Sali si vidhte dhe te gjithe poshte tij te njejten gje benin por ne shuma me te vogla. Hajduteria vazhdon dhe shpresoj te ndaloj.

          Përgjigjjuni
          1. A
            A dini gje?

            Kur ju sekuestruan PRONAT FAMILJES BERISHES ?! Nuk e paskemi degjuar kete.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rroft svicrra

              Ku ka PR te hy shpi huj o rrk keni pjerdhur nga ment ju, taksirat domi ekonomik po objektet i Rrk, spiuna RQ po pse italion jemi ne ju QR me ligjet pederve do vidhni shqiptaret k.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni, antar i LSI që në kohë të pordhës.

                Kësaj i thonë peshku në det, tigani në zjarr. Unë them me pasurinë që do u "sekuestrohen" Berishës, Metës, Ramës dhe Veliajt të veprohet kështu: Me pasurinë e tre të parëve të ndërtohen 150 km autostradë, nga 50 km për sejcilin. Kurse me pasurinë e Veliajt të mbillen edhe 2 milion pemë të tjera. Çka mbeten t'ja falim të gjitha këtij Patës, a Patokut sepse shtrydh dhe vetëm mënd nxjerrë ky shejtan, shumë i "zgjuar".

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1

                  Vini Farudinin e firmave piramidale se ai ja ka mare doren kesaj pune.Harova ne ekip vini dhe Arben Malajn me Tos Nanon

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    popull

                    E para: Filloni ti sekuestroni, se me sa duket nuk ju a mba menerja ta beni. Jo se nuk jeni "trima", por se e dini qe: - po ta beni, do ju vije rradhe dhe juve qe e beni. E dyta: po qe se kalon me sukses pika e pare, pasurite e tyre SHKATRROJINI NGA THEMELI, qe mos t'i shkoje mendja njeriu ti rimarre me gjyqe ...SHKATRROJINI - DINAMITIN !!!!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje