Shënim/Mungesë e thellë serioziteti e Kuvendit me emrat e Komisioneve hetimore

24 Prill 2024, 19:17Politika TEMA

Shënim/Mungesë e thellë serioziteti e Kuvendit me emrat e

 

Kuvendi I Shqipërisë ka ngritur një Komision hetimor për të hetuar dy koncesione në shëndetësi, atë për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë si dhe kontrollin bazë mjekësor.

Të dy këto koncesione në kohë kanë fituar qytetarin e të quajtrit koncesioni për Check – Up dhe koncesioni për sterilizimin. Por këto janë pjesë të zhargonit në përdorimin publik dhe jo gjuha zyrtare që duhet të përdor Kuvendi.

Titulli i Komisionit sipas vendimit të Kuvendit: “Komisioni Hetimor lidhur me Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check – Up në Shëndetësi”.

Nëse ky do ishte jgyq penal një avokat mund ta kishte mbyll gjyqin me procedurë pasi nuk ezgiston ashgjëkundi një kontratë e tillë. Ka dy kontrata zyrtare. E para quhet  “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

 Ndërsa kontrata 2 “Për realizimin e kontrollit mjekësor bazë për shtetasit me moshë 40 – 65 vjeç”.

 

Edhe VKM 1855, datë 2.4.2014 “PËR PËRCAKTIMIN E MËNYRËS SË REALIZIMIT TË KONTROLLIT MJEKËSOR BAZË PËR SHTETASIT E MOSHËS 35-70 VJEÇ”

 

Ky nocioni “Shërbime publike të sterilizimit” nuk ka ekzistuar asnjë herë dhe nuk egziston nga ana ligjore nëse do të hetosh. Për më tepër termi “check – Up” është zhargon por jo përkufizim ligjor. Natyrosht si fjalor është më I ëprmirësuar se fjalori I zonjës Vokshi, por prap ngjan si punë rrugësh.

Kuvendi e ka detyrë të jetë serioz dhe formal me Komisionet hetimore sidomos me objektin e tyre. Nuk ka pse imiton staturën e kryetares së Komisionit.

 

 

1 Komente

  1. A
    Altin Pellumbi

    Mirembrema! Lidhur me shkrimin e mesiperm ku flitet mbi seriozitetin e pershkrimit te objektit te punes se komisionit hetimor parlamentar mbi dy konçensionet ne shendetesi,jam dakord! Po,duhet te pershkruhet dhe te lexohet qarte emertimi i konçesionit. Por midis rreshtave te shkrimit lexova: ….por prap ngjan si pune rrugesh!!! Jo z/znj gazetar/e nuk eshte e vertete. Si pjestar i atij sherbimi ne terren(kontrollit baze mjeksor 35-70 vjeç) ju a garantoj qe eshte nje sherbim shume serioz,cilesor dhe lavderueshem nga banoret qe mbulon çdo qender shendetesore ne qytet,fshat dhe komuna te largeta,ne çdo cep te Shqperise, shto ketu dhe veshtiresite e rruges,terrenit malor,tekat e motit, shi bore etj.Falemderit per mirekuptimin!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje