Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

25 Prill 2024, 09:26Politika TEMA

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot,

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi do të mblidhet sërish sot në 11:00. Mbledhjen e kaluar palët nuk arritën dakordësinë për të miratuar planin e hetimit dhe kjo pikë do të diskutohet sërish sot.


Pritet që plani i hetimit të integrojë të dy draftet e palëve, ndërsa në rend dite është futur edhe miratimi i kërkesave për informacion.

Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj.

Ndërsa nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve me të gjithë ish ministrat e shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm të tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH.

Sipas PS-së duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot,

1 Komente

  1. N
    Noci

    Sa te jete kryetare komisioni nje fodulle injorante,si Vokshi mos prisni qe një komision te beje nje pune.Enjejta gje do ndodhet me TIMS in e Salianjit.Kurre qe nga 91 komisionet hetimore nuk kane dhene ndonje rezultat ne vendin tone.Sa te jete Berishes ne PD nuk ka shtet e jo me opozites.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje