Sondazhi: Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës

25 Prill 2024, 09:21Politika TEMA

Sondazhi: Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës.

Referuar të dhënave të sondazhit të përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën 76.3% e qytetarëve shqiptarë të pyetur, vlerësojnë negativisht punën e opozitës, duke pësuar rritje me 75% që ishin muajin e kaluar. Konkretisht 48% e vlerësojnë negativisht, ndërsa 28.3% anojnë negativisht.

Vlerësimi pozitiv nga qytetarët për aktivitetin e opozitës, ka një trend të lehtë në zbritje krahasuar me muajin mars. Kështu 17.8% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht opozitën, ulje kjo krahasuar me 18.6% që ishte muajin e kaluar. Ndërsa 6.0% anojnë pozitivisht, krahasuar me 5.7% që ishin muajin shkurt.

Sondazhi: Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për

3 Komente

  1. I
    Ing. Muharem Kaso Laprake

    Nuk na ruhet fare per sondazhet . Dr Prof Sali Berisha do jete kryeminister per 20 vitet e ardhshme

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull

      Shkoni merrni rrogen tani pasi i lepiheni pushtetit me keto sondazhe????????????????????

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tim

        Nuk kemi nevoje per opozite...nje parti mjafton. Shoku Enver Zalo

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje