Akuza që po tremb Ilir Metën!

25 Prill 2024, 09:03Politika TEMA
Akuza që po tremb Ilir Metën!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për procesin gjyqësor të SPAK-ut ndaj Ilir Metës. Gazetari tregon çështjen që i ka futur frikën Metës që po sulmon SPAK-un dhe Altin Dumanin. Doçi flet edhe për përplasjen Meta-Kryemadhi.

Gazetari shprehet se Meta ka nxjerrë gruan që të përballet me SPAK-un dhe GJKKO-në pasi i kaloi asaj të gjitha përgjegjësitë penale, për çështjen e lobimit në SHBA. Gazetari tregon se tanimë është hapur një hetim pasuror për kreun e PL-së dhe bashkëshorten e tij, ndërsa tregon shumën marramendëse që ka Kryemadhi nisur nga një kredi 50 milionë lekë të vjetër.

“Unë e shoh si një lloj degradimi të vetëdijshëm i një fundi politik, që reflekton hallin që ka me drejtësinë dhe rrezikun e madh për herë të parë për shkak të një drejtësie të pavarur dhe të një mundësie të një urdhër-arresti dhe mase sigurisë arrest me burg për shkak të fakteve penale që ka SPAK-u për Metën. Është një reagim që reflekton zhvillimet në SPAK.

Janë tri çështje për Ilir Metën. Dosja më flagrante ka të bëjë me lobimet në SHBA gjatë viteve 2016-2017, të cilat janë provuar nga SPAK-u përmes fletëporosive që kanë ardhur nga Amerika. Gjatë këtyre viteve LSI-ja me në krye Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, e për rreth një muaj Petrit Vasilin ka shpenzuar në SHBA rreth 1.2 milion dollarë për lobim. Para që nuk janë deklaruar në asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri, as në KQZ e as në ILDKP.

SPAK-u ka provuar shpenzimin e këtyre parave përmes fletëporosive që ka dërguar në SHBA dhe në Qipro. Nga përgjigjja që ka ardhur nga SHBA-ja dhe Qiproja është konstatuar shpenzimi i parave nga LSI-ja e Ilir Metës. Ka një manovrim nga Meta që për mua është çburrërore. Në rrëfimin e tij në SPAK, Meta ka bërë rolin e budallait sikur nuk ka lidhje me LSI-në dhe në atë koha LSI-ja qe e drejtuar nga personazhe që janë përgjigjese për veprimet e tyre. Ai ia zhvendosi përgjegjësinë penale bashkëshortes Monika Kryemadhi. Është në akt i pazakontë sepse ka nxjerrë gruan që të përballet me SPAK-un dhe GJKKO-në.

Pra Meta është fshehur pas gruas. Halli i Metës, që arsyeton edhe sulmin që po bën ndaj SPAK-ut është çështja CEZ/DIA. Te kjo dosje SPAK-u nuk ka kapur paratë, por ka katër dëshmi të rëndësishme që e fundosin Metën dhe e vizatojnë atë si bosin e kësaj afere korruptive. Te çështja e lobimit është bashkuar edhe çështja e shërbimeve estetike që ka marrë Kryemadhi dhe Meta që nga viti 2004 deri në 2023-shin, që nga Vjena në San Marino të Italisë. Kjo është konfirmuar po ashtu përmes fletëporosive.

Nisur nga këto dy çështje SPAK-u ka nisur një hetim pasuror për Metën dhe Kryemadhin. Hetimi pasuror është i ngjashëm me hetimin ndaj Ahmetajt, për gjithë pasurinë që ka pasur, ka deklaruar dhe atë që mbajnë të fshehur Meta dhe Kryemadhi që kur kanë hyrë në politikë e deri më sot”, tha gazetari. 

3 Komente

  1. d
    dion

    Kaq shume fakte kriminale ka per familjen floriri sa qe te habisin por me sa duket SPAK ka frike te perballet prandaj tallet me Dumdum....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Ilir Meta ka dhe nje vile ne Tushemisht Pogradec. Nuk mbarohen vilat e Metes me Monkes. Po bejne jete mondane,te cilet kane qene bythegrisur,tani jane bere bosa me parate e vjedhura popullit. Do tu dalin nga hundet.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Mjafte me ! O futeni ne burg kete delinquent, me gjithe ate zarben qe ka ne krahe, ose lereni te lire, se na cate trapin me keto argumenta, qe kurre nuk kane munguar. Ketu nuk mungojne provat, po mungon vullneti i drejtesise per te arrestuar kete cift kriminal.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje