Komisioni Hetimor i Shëndetësisë ka nisur sërish me debate mes opozitës dhe mazhorancës. PS kërkon miratimin e planit të hetimit.
Nga ana tjetër kryetarja Albana Vokshi akuzoi Plarent Ndrecën se po bën përpjekje që të pengojë hetimin. Sipas Vokshit, plani i hetimit miratohet vetëm pasi të mbledhin faktet dhe provat dhe pasi merren informacionet e kërkuara nga institucionet.
Albana Vokshi po ashtu u përplas edhe me deputetin e PS, Petro Koçi, duke i thënë: “Mos e ngri zërin këtu dhe mos guxo të mos bërtasësh. Ke vepruar në mënyrë të turpshme mbledhjen e kaluar”.
Replikat:
Vokshi: Do të doja të filloja me miratimin e shkresave.
Ndreca: Sic ju e përmendet është miratuar rendi i ditës, por u miratua me një radhë tjetër. Radha fillon me miratimin e planit të hetimit. Në komisionin hetimor janë depozituar dy planet e hetimit, nga dy palët e ekspertëve
Sa kohë është depozituar plani i hetimit, referuar ligjit duhet të fillojmë nga hetimi parlamentar. Hetimi fillon pasi të miratohet plani i hetimit.
Ju lutem shumë, propozimi i kolegëve të mi është që pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i planit të hetimit dhe të fillojmë hetimin.
Vokshi: Më vjen keq që ju keni ardhur për të mos hetuar, për të penguar hetimin parlamentar. Këtë e keni shprehur qartazi dje dhe sot. Keni përdorur edhe gjuhë shantazhuese dhe intimiduese. Por ju them se nuk me shantazhoni dot. Unë do zbatoj nen për nen ligjin.
Miratimi i planit fillon kur janë mbledhur faktet dhe provat. Këto mblidhen pas marrjes së informacioneve nga institucionet. Në asnjë rast plani hetimor nuk miratohet pa marrë provat e duhura.
Ne kemi një objekt të komisionit, kemi bërë planin paraprak, si do hetohet sipas kërkesës që ka bërë opozita, dy koncesionet. Fillohet me kërkesat për informacion, më pas kalohet plani. Meqe ju keni depozituar një plan tjetër, do ta lexojmë, do ta diskutojmë dhe e kemi vënë si pikë të dytë të rendit të ditës, për të respektuar atë që ju keni depozituar. Unë do ju ftoja që meqë një muaj ose keni bojkotuar ose keni bllokuar, të miratojmë shkresat dhe më pas me planin tuaj.
(Petro Koçi flet pa mikrofon)
Vokshi: Mos e ngri zërin këtu dhe mos guxo të mos bërtasësh. Ke vepruar në mënyrë të turpshme seancen e kaluar.
VOKSHI ESHTE NE MENOPAUZE... DUHET JUSTIFIKUAR. Ka kriza per shkak te moshes
Kesaj monstre i dha Sali Berisha 9 hidrocentrale ne vitin 2009. Pse nuk bejne akoza qeveria ne SPAK per dhenjen e 200 hidrocentraleve nga Sali Berisha, midis tyre Ulzen, Shkopetin, Bistrica 1 dhe 2
Çar do hetojne mor aman se keta jan per estrade. Kjo vokshi kaq vite ne politik thua të mos ket ngjyer gishtin diku????? Kjo eshte buçe femer e peshtire
Çar do hetojne mor aman se keta jan per estrade. Kjo vokshi kaq vite ne politik thua të mos ket ngjyer gishtin diku????? Kjo eshte buçe femer e peshtire