Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë sërish agresiv në gjuhën e përdorur ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ilir Meta theksoi edhe njëherë se Altin Dumani flet në emër të Edi Ramës.
I pyetur se si do ta mundë ai kreun e SPAK; Altin Dumanin, Meta theksoi se ai dhe PL kanë shqiptarët me vete.
“Kemi popullin me vete”, u shpreh Meta për Vizion Plus
Gjithashtu Meta u pyet nëse Dumani ka vendosur standard të reja.
“Jo zero”, theksoi Meta
Kreu i PL-së, Meta u pyet edhe për thirrjen e tij pak kohë më parë nga SPAK për çështjen CEZ DIA, çështje për të cilën nuk ka shumë detaje se deri në çfarë pike janë hetimet.
Por nga ana tjetër, Meta ka kërcënuar dëshmitarët e aferës CEZ-DIA.
“Kastriot Ismailajn e njoh që në fillim të viteve 90. Sot nuk kam asnjë marrëdhënie. Ismailaj mund të thotë çdo gjë që të shpëtoj veten. Elvis Mata është një mashtrues që ka qenë drejtor i Ismailajt, që u përdor kundër tij më pas nga Damiani e prokuroria, me qëllim të fitonte pala tjetër. Ky person kishte edhe gruan me probleme, se unë çdo gjë e them me përgjegjësi, dhe vjehrra e tij ka marrë tendera nga Damian Gjiknuri.
Nuk më intereson fare se çfarë dëshmon Ismailaj. Meta është kristal i pastër në këtë çështje. Ata merren me këto çështje se ata nuk kanë fuqi të merren me Edi Ramën, e shumë çështje të tjera. “5D” nuk janë gjë farë, do shikoni ato 5 drejtoreshat ju”, u shpreh Meta.
Pjesë nga intervista
Kur e njeh Kastriot Ismailajn?
Meta: Që në fillim të viteve ’90
Çfarë marrëdhënie ke sot me Ismailajn?
Meta: Asnjë marrëdhënie.
Tjetër për çfarë u pyetët në SPAK?
Meta: Ku ke fjetur, me kë ke fjetur…
Ju akuzuat Dumanin se e ka takuar Ismailajn në burg…
Meta: Ismailaj mund të thotë çdo gjë që të shpëtoj veten. Elvis Mata është një mashtrues që ka qenë drejtor i Ismailajt, që u përdor kundër tij më pas nga Damiani e prokuroria, me qëllim të fitonte pala tjetër. Ky person kishte edhe gruan me probleme, se unë çdo gjë e them me përgjegjësi, dhe vjehrra e tij ka marrë tendera nga Damian Gjiknuri.
Dumani ka arritur ta bëjë bashkëpunëtor Ismailajn kundër jush?
Meta: Nuk më intereson fare se çfarë dëshmon Ismailaj. Meta është kristal i pastër në këtë çështje. Ata merren me këto çështje se ata nuk kanë fuqi të merren me Edi Ramën, e shumë çështje të tjera. “5D” nuk janë gjë farë, do shikoni ato 5 drejtoreshat ju.
Ca do mbroje veten Ismailaj ??? Ai e beri burgun e tij
Ne itali,ne disa vende tejera ne evrooe e Ameriken latine ka patur bosa te medhenj te droges,te krimeve monstruoze,qe leviznin te lire duke sfiduar shtetin dhe prokurorit e gjykatat e ketyre vendeve,i kane nenshtruar,i kane denuar dhe ne fund keta bosa jane katandisur pas burgut simos me keq,jetuan neper kasolle duke lypur nje cpoe buke. Ilir Meta,Sali Berisha, dhe familjet e tyre nuk jane gje fare para bosave Italian e te Amerikes. Prandaj edhe drejtesia shqipetare nuk intimidohet fare nga keta qe jane si dega plepi,qoft Saliu,Meta apo ndonje tjeter. Do katandisen shume keq,si limona te shtrydhur.
Ore karoq, hajdut dhe vrases! Pak do ti kesh 20 vjet burg! Perpos vjedhjeve te shumta ke dore dhe ne vrasje! Ne fillim do burgosesh per vjedhjet, pastaj do ridenohesh edhe per vrasjet. Kriminel!
Ismailaj e beri burgun keshtu qe mjaft more hajdut Ky eshte rrugac dhe gangsterWow kur mendon kush e ka udhehequr kete vend!
Si është populli ashtu është edhe qeveria!
kush sulmon spiunin Agush 50 lekesh eshte i cmendur si vete Agushi. Ky monster e beri Dritan priftin me fol me vehte, ky eshte i pafytyre, i pacipe, spiun 24 karat
Pse nuk i konfiskohet pasuria ketij hajduti? Medija po i ben nje sherbim shum te keq popullit duke glorifikuar nje hajdut, vrases dhe spiun. Pse duhet te pytet ke se cfare duhet apo nuk duhet te bej prokuroria? Agush, ti ke me vete vetem Bes Kallakun, Tedi Bilbilushin dhe ndonje hajdut por jo popullin.
Eshte i paster si kristal, prandaj kini kujdes mos e thyeni kete legen te cmuar. Se eshte pasuri kombetare; e ka pasurine sa buxheti i shtetit.
Edhe hujdut edhe dhavazan