Gazment Bardhi gënjeu për kallëzimin në SPAK kundër Olsi Ramës, Desada Metaj: Përpjekje për të fituar pak vëmendje politike

25 Prill 2024, 15:10Politika TEMA

Gazment Bardhi gënjeu për kallëzimin në SPAK kundër

Gazetarja Desada Metaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Gazment Bardhit, ku ky i fundit tha se ka dorëzuar në SPAK kallëzim ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Ramës.

Në vendimin që TemA disponon thuhet se Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim në prokurori për implikimin e vëllait të kreut të qeverisë në laboratorin e Xibrakës.

Në një postim në rrjetet sociale, Desada shkruan: Pra kallëzim për Olsi Ramën në SPAK nuk ka patur. Siç nuk ka patur dje as padi të dytë për Olta Xhaçkën në Gjykatën Kushtetuese.

Këto dhe të tjera janë thjeshtë përpjekje për të fituar pak vëmendje poitike duke përdorur SPAK-un si mjet presioni për të kap ç'të mundesh nga të mirat materiale që Rama ua lëshon lakejve në opozitë.

Mbi të gjitha është mirë ta ndani mendjen nëse jeni me SPAK- un apo jo. Se paradite e doni, në darkë e varrosni te rrugica e Saliut sikur nuk shkon cuna. Ftillohuni dhe zgjidhni me kë do jeni. Përndryshe do filloj ta mendoj seriozisht që jeni thjesht Gjobopozita.

Gazment Bardhi gënjeu për kallëzimin në SPAK kundër

1 Komente

  1. k
    koli

    Kjo eshte ajo madame Chatterlay e PS?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje