Në një vend ku politika shpesh ngjan me një spektakël, ndoshta është koha që spektakli të bëhet politikë. Dhe çfarë mënyre më therrëse për ta bërë këtë se sa me humor?
Një ide po qarkullon – ironike, por aspak pa kuptim: që nëse do të kemi një kundërpërgjigje publike ndaj “narko regjimit të Edi Ramës” në Tiranë, ajo të vijë nga një figurë që e ka studiuar më mirë se kushdo – imituesi i tij më i njohur.
Ai është i famshëm pikërisht sepse e ka imituar Ramën deri në detaj – në gjestikë, në mendësi, në arrogancë dhe në mënyrën se si e trajton publikun. Dhe nëse do të përballen ndonjëherë, ajo do të ishte ndoshta komedia më e thellë politike që ky vend ka parë.
Por përtej Ramës, kjo është një komedi që i përfshin të gjithë. Disidentë të vetëshpallur që nuk arratisen dot nga hijet e pushtetit, opozitarë që ëndërrojnë të kthehen në të shkuarën, dhe figura publike që janë njëherësh pjesë e sistemit dhe kritikë të tij, sipas rrethanës që u leverdis më shumë.
Në këtë vend ku njerëzit janë lodhur nga gënjeshtra me zë serioz, ndoshta e vërteta do të dëgjohet më mirë me të qeshura. Dhe shqiptarët do të kenë për herë të parë një zgjedhje që, edhe pse është midis origjinalit dhe imituesit, nuk është e rreme – është e vetëdijshme. Dhe kjo është komedia më e madhe e të gjithave.
Sepse në fund të fundit, asgjë nuk është më e rrezikshme për pushtetin sesa të bëhesh objekt humori. Dhe asgjë nuk është më shëruese për një popull sesa të mësojë të qajë me ata që për vite e kanë bërë të qeshë. Dhe anasjelltas.
Ndërsa në horizont flitet për një “përballje” mender politike – qoftë përmes humorit apo seriozitetit – në terren kemi një tjetër skenë groteske: morinë e kandidatëve të vetëshpallur për Tiranën. Një paradë egoje që shpesh më shumë ngjan me “TikTok” politik sesa me përfaqësim real. Secili me një flamur në dorë, shumica pa asnjë mbështetje strukturore, por të gjithë me bindjen se janë “shpëtimtari i kryeqytetit”.
Opozita zyrtare sot nuk arrin dot të gjejë as një emër të vetëm për ta përfaqësuar. Hesht ose përpiqet të arnojë ndonjë emër “kompromisi” si të ishte duke zgjedhur administrator pallati, jo sfidant të qeverisë në zemër të vendit.
Në këtë boshllëk serioziteti, humoristi del të jetë i vetmi që duket se e kupton rregullin e parë të një satire të mirë: është e vërtetë. (DITA)
Figura propogandistike e sajuar me shume leke dhe mundim , Edvin Rames, per nje kohe relativisht te gjate u thermua, shkermoq deri ne kufijte e qesharakes me mjeshteri aktoriale nga Florian Binaj. Rama "e hengri" duke besuar teorine qe cdo publicitet eshte publicitet. U kujtua vone per ta flakur Florin nga Portokalli. Eshte interesante cdo te thonte gazeta komuniste "Dita" nese Agron Llakaj do kandidonte perballe Saliut ( meqe e ka imotuar) Me siguri Agron Llakaj do shpallej hero kombetar nga islamet koker-komuniste te "Dites" ( pyesni edhe Ymerin per Diten)
Shumë analizë e bukur Tema! Por analizoni dhe "Luleshtrydhen" njëherë... Edhe pse ka raste ku YouTube-s apo Tik-Toks apo celebrity kanë rrëzuar kandidatë politikë të fortë! Veç më tregoni ku I ka vlerat Murgesha apo Manestirllesha si quhet! Kjo punë vajti siç e thotë populli : "Të n'a rrojnë murgjit dhe murgeshat, se manastire ka plotë".
Binaj eshte zgjatimi i zorres trashe te Shkelzen Berishes
Kandidature e propozuar nga Salija,me parate e rilindasve!?!?
Ku dhe sa poshtë eshte niveli i gjithë shqiptareve,nga te gjitha anët
Flori ishte aktor i mire per ne "Portokalli",por nuk e kuptova se me cfare mendje hyri ne qenefin e Saliut!!!!......
Një parti kllounash meriton të kandidojë për kryebashkiak te Tiranës një klloun.
Ketij Binajt nese I ka mbetur pak respekt per familjen e tij dhe per veten, t'i leje palacolleqet per ne skene. Familja dhe jeta nuk jane komedi por pergjegjesi. Kjo levizje e tij ne grahmat e fundit te Berishkrimineleve, me kujton epopene e ballit kombetar: "na ngordhi kali/ I rane thonjte/po vrapon Binaj/T'i heq patkonjte". E c'ben a I uruar, ke tru ne koke te shikosh realitetin pertej egos?!