
Më 3 nëntor Gjykata e Apelit do të shqyrtojë kërkesën e Enkelejd Alibeajt për të rrëzuar vendimin gjykatës së shkallës të datës 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut 2021.
PD kërkon që Gjykata t’i shqyrtojë bashkë ndryshimet statutore si ato të 17 korrik edhe ato të 18 dhjetorit.
Juristi Arbër Hoxha shpjegon për Euronews Albania tre variantet e vendimmarrjes së Gjykatës dhe pasojat që ato shkaktojnë për drejtimin e partisë në vijim.
“Janë tre variant, pranimi i ankimimit, rikthimi për gjykim në shkallën e parë dhe rrëzimi i kërkesës”, thotë avokati.
Avokati Hoxha tregon edhe problematikat e kësaj çështje në momentin që Alibeaj ka bërë ankimin.
“Nuk ka të bëj me afatet, por zoti Alibeaj ka gabuar me procedurë se nuk duhet të bënte ankimim, por padi ndaj vendimit”, shprehet Hoxha.
Përveç kësaj çështje, në Gjykatën e Apelit për statusin juridik të Partisë Demokratike është edhe një tjetër padi e Alibeajt që ka kërkuar shfuqizimin e gjykatës së shkallës së parë me gjyqtar Agron Zhukrin që njohu dhe regjistroi statutin e ri të dalë nga kuvendi i datës 11 dhjetor. Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi.
Dridhe avokat Hoxha se Stresin mbrapa kokes e ke!
padia duhej bere ne shkalle tew pare he s;kish pse pritej Apeli
Tepër profesionale kjo përgjigje , por një gjë eshte e sigurt , nga këto të treja që njëra pa tjetër do ndodhë (1x2) ,si skedinë futbolli , po me që këtë vendim e ka dhënë një shofer me 8 vjeçare ,jurist me kurs plepash 6 mujor , Apeli do e këthejë në shkallën e parë , për rishqyrtim .
Gjyqin do t'a fitoi Berisha se ai ka paguar me shume gjyqetaret
Si do te jete koha neser? Do te jete ose e kthjellet, ose e vranet ose me shi, bore dhe bresher.
Ne date 3 nuk do te merret asnje vendim , do te shtyhet ne kohe gjithmone ( duke pritur situata politike, gjyqesore ,njerezit te kuptojne ,ndergjegjesohen etj.) , keshtu do ti lihet kriminelit sali te vazhdoje me llapaqenllëkun e vet gjithmone, se po te merret vendim , kuptohet lehte qe juridiksionin e ka Pd e Alibeajt. Ndërkohe KQZ nuk njeh daulle, njeh Pd e Alibeajt, kjo eshte e rëndësishme