
Fill pas mbledhjes së Këshillit të Evropës për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, në media ka qarkulluar një lajm për pezullimin e regjimit të udhëtimit pa viza për Shqipërinë dhe Serbinë.
Kështu, “EUobserver” shkruan se ka parë një dokument të propozuar nga presidenca çeke e Bashkimit Evropian, si mjetin e fundit për tu vënë në punë, në mënyrë që të reduktohet numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.
Albanian Post ka kontaktuar me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë (MEPJ), e cila ka sqaruar se “nuk mund të komentohet mbi një draft” duke lënë të kuptohet se nuk ka asgjë zyrtare për këtë çështje.
Po ashtu AP-ja është në pritje të një reagimi nga presidenca çeke dhe ambasada e Çekisë në Tiranë pas pyetjeve të dërguara.
Por, vlen të theksohet se artikuj të tillë kanë qenë gjithmonë në qarkullim.
Një vit më parë u tha se Bashkimi Evropian mund të kthejë regjimin e vizave për disa shtete të Ballkanit Perëndimor, për shkak të numrit të madh të personave që kërkojnë azil në vendet anëtare, por që nuk i plotësojnë kushtet për të aplikuar.
Asokohe dokumenti i brendshëm ishte i presidencës sllovene dhe i përgatitur me kërkesë të shteteve të unionit.
Bashkimi Evropian e ka në fuqi “mekanizmin për pezullimin e liberalizimit të vizave”, por nuk e ka përdorur deri më tani.
Tentativa e fundit dhe më konkrete për kthimin e regjimit të vizave ishte nga Holanda, e cila vuri në shënjestër Shqipërinë.
Por, Komisioni Evropian e refuzoi duke vlerësuar se nuk kishte arsye të forta për të kthyer vizat.
Ndërkohë dokumenti vjen në një moment kur raportet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian janë në një fazë, kur unioni vendosi për hapjen e negociatave.
Po ashtu, Qeveria shqiptare ka marrë vlerësime pozitive në progres raportin e fundit të publikuar nga Komisioni Evropian.
Aty është vlerësuar ecuria e Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian.
Raporti thekson se, bashkëpunimi i fortë dhe i frytshëm me shtetet anëtare të BE-së, Europolin dhe Eurojust-in ka çuar në rezultate të prekshme.
Ndërkohë, Ballkani Perëndimor ndodhet përballë presionit të lartë migrator.
Kjo, është konfirmuar nga agjencia kufitare Frontex-i, e cila në përgjigje,ka më shumë se 2 mijë e 360 oficerë dhe staf të trupave në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Ata janë të vendosur jo vetëm në Shqipëri dhe Serbi, por edhe në Mal të Zi dhe Moldavi.
Rruga e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë rruga më aktive e migracionit për në BE me 19 mijë e 160 zbulime në shtator, dy herë më shumë se një vit më parë.
Dhe ky numër i lartë i kalimeve të paligjshme kufitare mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura të kalimit nga migrantët tashmë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu presioni mbetet i lartë në itinerarin e Mesdheut Qendror, me ardhjet e përditshme që rëndojnë kapacitetet e pritjes në Itali.
gezuar ramazonin sunita haha
Kemi Ballkan e Hapur. Lajme te stisura nga Baton Haxhiu per te spostuar vemendjen.
E mo corapekuq e pe "trimerine" si pushka e jevgut....hahahaha Mjere kolotripida e tourkalvanoseve se cdo te heq...... allah uakbar